Një shpërthim i fuqishëm është verifikuar në një pikë karburanti në rrugën Salaria pranë Borgo Quinzio, në Rieti, Itali.


Duket se ajo që ka shpërthyer ishte një cisternë e mbushur me lëng të ndezshëm brenda stacionit të shërbimit, duke shkaktuar një zjarr. Sipas informacioneve paraprake, dy persona kanë vdekur dhe të paktën pesëmbëdhjetë të tjerë u plagosën, duke përfshirë punonjësit e ndihmës së shpejtë, punëtorë të shpërndarjes dhe shtatë zjarrfikës.


Shpërthimi mund të ketë ndodhur gjatë operacioneve të shkarkimit të karburantit. Në momentin kur rruga Salaria është e mbyllur në të dy drejtimet dhe në vendngjarje, përveç ekipeve të zjarrfikëseve kanë ndërhyrë edhe pjesëtarë të 118-ës.


5 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)