Mario Baloteli është parapërgatitur nga Gigi Di Biagio për miqësoret që kombëtarja italiane do të luajë kundër Argjentinës dhe Anglisë, siç komunikohet nga Gazzetta dello Sport. Situata është kjo: për lojtarët italianë, që luajnë jashtë vendit, është e nevojshme të parashikohet koha, krahasuar me ata që luajnë në Itali.


Për këtë arsye, trajneri duhet të dorëzojë një listë paraprake, që njofton palët e interesuara. Në fakt, përveç Mario Balotellit, Graziano Pellé është, gjithashtu, i paracaktuar.


Tani sulmuesi i Nicës, i cili ka bërë gjëra të mëdha në Ligue 1 për dy vite, duhet të shpresojë se Di Biagio do ta konfirmojë thirrjen në mënyrë përfundimtare për pak ditë. Krahasuar me të kaluarën e fundit me ish-trajnerin Ventura, megjithatë, komisioneri aktual teknik i axurrëve duket më i vendosur për ta risjellë SuperMario në ekipin kombëtar.


Nga ana tjetër, një mundësi e re për Balotellin duket e merituar, nisur nga ajo që është bërë me Nice. Ai mungon në skuadrën kombëtare italiane që nga ajo ndeshje e famshme e Brazil 2014, Itali-Uruguaj 0-1, e 24 qershorit, e cila sanksionoi eliminimin e kombëtares së drejtuar nga Prandelli.


8 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)