Aurenc Bebja


Gazeta Paix et Droit, organ i Aleancës Universale Izraelite, ka botuar në qershor të 1939, në faqen n°12, një shkrim mbi fatin e refugjatëve hebrenj në Shqipëri. Atë kohe, Italia fashiste kërkoi largimin e tyre nga Shqipëria.


Autoritetet italiane kanë urdhëruar refugjatët hebrenj që banojnë në Shqipëri që të largohen nga vendi deri më 7 qershor. Në Shqipëri, mes njëqind dhe dyqind refugjatë u pranuan në këtë vend nga Mbreti Zog I. Deri tani, ata gëzonin lirinë më të plotë dhe kishin marrëdhëniet më të mira me popullsinë shqiptare.