Italia ka harruar të fitojë dhe pas barazimit 1-1 në miqësoren e zhvilluar në Gjenova ndaj Ukrainës, trajneri Roberto Mancini ka vërtetë arsye për tu shqetësuar.


Në sfidën përballë skuadrës së drejtuar nga Shevchenko, Italia dominoi pjesën e parë dhe i shkoi disa herë pranë golit, por portieri Pyatov ishte në lartësinë e detyrës dhe bëri pritje spektakolare.


Sfida u zhbllokua nga sulmuesi i Juventusit, Bernardeschi, me një gjuajtje nga distanca, në minutën e 55-të të sfidës, por vetëm 7 minuta më vonë, ishte Malinovskyi ai që fiksoi barazimin 1-1.


Kombëtarja italiane nuk fiton që prej 28 Majit, në miqësoren ndaj Arabisë Saudite, ndërsa pas 4 ditësh do të udhëtojë drejt Chorzowit, për tu përballur me Poloninë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.


10 tetor 2018