ROME - Enrico Letta pranoi me rezerva të marrë detyrën për formimin e qeverisë së re nga presidenti italian Giorgio Napolitano.  Zv.sekretari i PD-së pranoi propozimin për të formuar qeverinë e re italiane duke i dhënë fund kështu ngërcit politik që prej 2 muajsh, ku zgjedhjet e shkurtit nuk dhanë një fitues të qartë.

Letta, 46 vjeç, u ngarkua për të paraqitur një kabinet të ri qeveritar që bashkon forcat e qendrës së djathtë dhe qendrës së majtë, sipas kërkesës së shprehur nga presidenti i sapozgjedhur Giorgio Napolitano.

Letta gjatë karrierës së tij ka mbajtur një sërë postesh ministrore në qeverinë e fundit të Giuliano Amatos por edhe të Romano Prodit.

"U bëj apel të gjithë politikanëve për përgjegjshmëri", tha Letta në një konferencë për shtyp në Quirinale ku bëri të ditur vendimin.

Me vendosmëri të fortë do të ndjek vullnetin e e Presidentit të Republikës dhe do të bëj të pamundërën për qytetarët italianë pasi janë të lodhur tashmë nga “lojërat politike”.

Napolitano i cili ka këmbëngulur me çdo kusht për të gjetur një rrugëdalje nga kjo fazë e jashtëzakonshme ku ndodhej Italia tha se tani jam i kënaqur dhe më i qetë.

(lç/sg/shqiptarja.com)