20/04/2012 Nis sot plotësimi i kërkesave on-line www.nullaostalavoro.interno.it
Ja cilët mund të hyjnë në Itali për punë sezonale
Italia çel procedurat e aplikimit për hyrjen e 35 mijë punonjësve sezonalë në sektorët e përcaktuar të bujqësisë e hotelerisë. Duke nisur nga dita e sotme punëdhënësit apo shoqatat e punonjësve zbardhin kërkesat e punësimit në faqen on-line të Ministrisë së Brendshme italiane sipas ndarjes së kuotave të përcaktuara. Në tabelën bashkëngjitur shkrimit do të gjeni të detajuar ndarjen e plotë të kuotave të punësimit që janë përcaktuar për çdo krahinë të shtetit italian. Kështu, duke filluar nga mëngjesi i ditës së sotme, në orën 8:00, punëdhënësit (personalisht apo me ndihmën e shoqatave të kategorive dhe të konsulentëve të punës) do të mund të paraqesin kërkesat on-line. Gjithçka bëhet në faqet internet nullaostalavoro.interno.it, ku mund të verifikohet kërkesa e hedhur nga punëmarrësit dhe më pas plotësimi i saj për t’u nisur në çastin e duhur. Mjafton të regjistrohen, të mbushin formularin C “Richiesta di nulla osta al lavoro subordinato stagionale” dhe më pas ta shpëtojnë. Sipas dekretit të miratuar nga pala italiane, për këto vende do të konkurrojnë punonjës nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia, Bosnjë-Hercegovina, Algjeria, Bangladeshi, Egjipti, Filipine, Gambia, Gana, India, Maroku, Moldavia, Nigeria, Pakistani, Senegali, Serbia, Sri-Lanka, Ukraina, Tunizia. Në kuotën e 35 mijë hyrjeve bëjnë pjesë edhe ata punonjës që kanë qenë në Itali për dy vjet rresht, për të cilët ndërmarrjet do të paraqesin kërkesë për nulla osta shumëvjeçare. Kjo do të bëjë të mundur që punonjësit të hajnë në Itali vitet e ardhshme me një procedurë shumë më të thjeshtë: me thirrje të drejtpërdrejtë, pa qenë të varur nga botimi i dekretit të flukseve. Pavarësisht nga shtetësia, mund të hyjnë edhe të gjithë ata që vitin e shkuar kanë qenë në Itali për punë sezonale. Për këta, edhe nëse Sporteli Unik për Imigracionin nuk përgjigjet brenda 20 ditëve nga paraqitja e kërkesës së punësimi, kjo nënkuptohet e pranuar dhe punonjësi mund të shkojë në konsullatë të marrë vizën e hyrjes.
Ndarja e plotë e kuotave për të gjitha provincat
Abruzo 800
Chieti 60
Laquila 640
Pescara 60
Teramo 40
Bazilicata 420
Matera 220
Potenza 200
Calabria 250
Catanzaro 50
Cosenza 125
Crotone 5
Reggio Calabria 40
Vibo Valentia 30
Campania 5060
Avellino 25
Benevento 15
Caserta 940
Napoli 1600
Salerno 2480
Emilglia Romana 4450
Bologna 350
Ferrara 350
Forli-Cesena 900
Modena 950
Parma 30
Piacenza 240
Ravena 800
Reggio Emilia 30
Rimini 800
Lazio 3720
Frosinone 20
Latina 3430
Rieti 50
Roma 120
Viterbo 100
Lombardia 1310
Bergamo 100
Brescia 215
Como 10
Cremona 40
Lecco 5
Lodi 10
Mantova 815
Milano 20
Pavia 20
Sondrio 70
Varese 5
Veneto 4600
Belluno 120
Padova 420
Rovigo 600
Trevizo 80
Venezia 930
Verona 2400
Vicenzo 50
Piemonte 1780
Alessandria 155
Asti 235
Biella 5
Cuneo 1320
Novara 20
Torino 30
Verbania C.O 10
Vercelli 5
Toscana 1200
Arezzo 350
Firenze 75
Grosseto 90
Livorno 120
Lucca 45
Massa Carrara 5
Pisa 65
Pistoria 35
Prato 5
Siena 410
Sicilia 510
Agrigento 15
Caltanissetta 5
Catania 5
Enna 5
Messina 350
Palermo 25
Ragussa 20
Siracuza 10
Trapani 75
Liguria 510
Genova 15
Imperia 80
La Spezia 5
Savona 410
Friuli Venezia Giulia 100
Gorizia 5
Pordenone 25
Trieste 15
Udine 55
Sardegna 110
Cagliari 40
Nuoro 35
Oristano 10
Sassari 25
Umbria 240
Perugia 200
Terni 40
Marche 300
Ancona 40
Ascoli Piceno 190
Macerata 50
Pesaro- Urbino 20
Molise 500
Campobasso 440
Isernia 60
Puglia 2050
Bari 350
Brindizi 60
Foggia 910
Lecce 665
Taranto 65
Trento 2200
Boizanto 850
Aosta 40