Italia e ka zënë vendin e tretë në Kupën e Konfederatave duke e mposhtur Uruguajin nga penalltitë. Pak ditë pasi që humbin shansin për të qenë në finale ku u eliminua nga Spanja pikërisht në penallti, Italia e gjeti veten në ndeshjen e sotme.


2 me 2 ishte rezultati i 90 minutave. Astori realizoj për 1 me 0 në minutën e 25. Cavani barazoj në minutën e 58 në 1 me 1. Diamanti nga gjuajtja e lirë realizoj gol të bukur në minutën e 73. Pesë minuta më vonë Cavani kundërpërgjigjet me një gol edhe më të bukur për 2 me 2.


Në penallti për Italinë realizuan Aquilani, El Sharawy dhe Giacherini, ndërsa te Uruguaj shënuan vetëm Cavani e Suarez. Buffon arriti të ndalë tre penallti për fitoren e Italisë./Indeksonline/