Një 44vjeçar shqiptar është përplasur për vdekje nga një grua italiane në Bergamo.
Sipas mediave italiane, shqiptari i identifikuar si Agron Beshmata, i kishte zënë pritë italianes jashtë vendit ku punonte duke e kërcënuar me thikë.
Pasi kishte arritur të futej në makinë, 43vjeçarja Donatella Chiari, në tentativë për tu larguar e përplasi shqiptarin aksidentalisht, duke e lënë të vrarë.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, në qendër të Villongo, provincë e Bergamos.
Mësohet se shqiptari e përndiqte gruan prej kohësh dhe ditët e fundit ajo e kishte kallëzuar në polici.
Ata kishin patur një lidhje sentimentale, nga e cila kanë edhe një djalë.
43vjeçarja është dërguar në spital pasi gjatë përplasjes me ishpartnerin ka mbetur e plagosur.