Policia e Fierit ka kapur dhe ndaluar një ish-punonjës të ujësjellësit i cili ka vjedhur lekët e qytetarëve duke shpërdoruar detyrën. Në pranga ka rënë shtetasi Ramis Lushaku, 53 vjeç, banues në Hamil, Fier.


Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 10.05.2018 ka vendosur masën e sigurisë Arrest me burg për veprën penale të Vjedhje duke shpërdoruar detyrën.


Shtetasi Ramis Lushaku duke qenë faturist te ujësjellësi Fier, lekët e qytetarëve nuk i ka depozituar por i ka përvetësuar duke shpërdoruar detyrën.


17 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)