Fahri Vejuka

Boksierit Asmir Bilali, i arrestuar si pjesë e grupit kriminal Bajri, i ësht dhënë leje nga autoritetet e burgut për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait dhe xhaxhait të tij, i vrarë një ditë më parë në Shkodër.


Aktualisht, Asmir Bilali ndodhet në qelitë e paraburgimit të burgut 313 në Tiranë.


Ceremonia mortore e vëllezërve Bilali pritet të zhvillohet në orën 15:00 të ditës së sotme në qytetin verior të Shkodrës.


Ndërkohë, Fahri Vejuka, vjehrri i një prej vëllezërve të vrarë gjatë ditës së shtunë (31 mars) në qytetin e Shkodrës, kërkon zbardhjen e krimit, duke e konsideruar një ngjarje shumë të rëndë.


Ai thotë se pothuajse është shuar një familje pas kësaj ngjarjeje dhe institucionet duhet të bëjnë detyrën e tyre për çfarë ka ndodhur.


Vejuka është gjyshi i Asmer Bilalit, i cili aktualisht është i arrestuar si pjesë e grupit kriminal Bajri.


Gjyshi thotë se Asmerit, i është dhënë leje vetëm për ditën e sotme nga autoritetet e burgut, ndërsa kërkon që ti jepen edhe dy ditë të tjera për të pritur dhe përcjellë të afërmit për ngushëllime.


Vëllai i tij 23 vjeç është shumë i sëmurë dhe nuk është askush tjetër. Shpresojmë qe institucionet të vendosin dorën në zemër dhe te na mirëkuptojnë në kërkesën tone. I falënderojmë që e kanë lejuar te jetë në varrim por kërkojmë të qëndrojë pak me gjatë, të paktën dy ditë dhe normalisht me prezencën e policisë. Për të tjerat shteti te beje detyrën dhe nëse ka bere diçka mund te dënohet por sot i kërkojmë ta lejojnë të paktën dy ditë që të qëndrojë sepse do dalin dy kufoma nga shtëpia jonë, thotë i moshuari.