Oliver Ivanovic do të jetë një nga kandidatët për Kryetar komune të Mitrovicës në zgjedhjet e organizuara nga Serbia, më 30 maj.



Ai do të jetë kandidat i Iniciativës Qytetare të Serbisë, Demokracisë dhe Drejtësisë.



Ivanovic ka deklaruar të premten se ideja kryesore themelore e kandidaturës së tij për kryetar është të forcojë praninë e institucioneve serbe në terren.



“Me fitore në zgjedhje do të formohet qeverisje e fortë lokale dhe me përkrahjen e popullit do të ketë sukses të rezistojë iniciativat që vijnë nga Prishtina”, ka thënë Ivanovic, i cili aktualisht e mban postin e sekretarit shtetëror në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.