BERAT - Dhjetera fshatra te thella ne Berat dhe Skrapar jane izoluar nga moti i keq me debore e ngrice. Trashesia e debores dje ne qytetin e Beratit arriti deri ne 40 cm duke veshtiresuar keshtu edhe qarkullimin e mjeteve. Drejtoria e Rrugeve mori masa per pastrimin e akseve. Me problematike situata paraqitej ne zonat rurale te Beratit. Komuna e Terpanit Vertopi dhe Lumasi u izoluan per shkak te debores. Ne Skrapar trashesia e bores arriti deri ne 60 cm. Rruga qe lidh komunen e Gjerbesit me orovoden u bllokua por edhe dhjetera fshatra te tjere te ketij rrethi ndodhen te izoluara dhe pa energji elektrike. d.xh