Kombëtarja shqiptare ka humbur 2-0 në Izrael në një ndeshje ku meritonte një rezultat tjetër. Në stadiumin e Beer Shevas, vendësit janë treguar cinikë dhe në thuajse 2-3 raste gjatë gjithë ndeshjes, kanë shënuar dy herë në portën e Thomas Strakohës


Ndeshja është zhbllokuar nga Hemed në minutën e 9-të, ndërsa në pjesën e dytë Saba ka dyfishuar shifrat. Skuadra e Panuçit ka pasur disa raste të mira për shënim gjatë 90-të minutave, me Balajn, Xhakën, Memushajn, por pasiguria para portës dhe forma e mirë e portierit izraelit, nuk kanë lejuar të marrë atë që kërkonin.


Nuk ka mjaftuar loja e mirë e Shqipërisë gjatë mbrëmjes së sotme për të dalë me pikë nga Izraeli.


Izraeli bëri pak, po mori 3 pikët, fundja aq i duhej. U shpërblye, sepse në Elbasan luajti më mirë se ne dhe mori 0 pikë. Këtë radhë izraelitët bënë gjithçka mirë, na shënuan në fund golin që mbylli gjithçka.


Në tre ndeshje të luajtur deri tani në Grupin C, kuqezinjtë kanë një fitore dhe dy humbje, duke u renditur të fundit në Grupin C Liga 1.


Pas këtij rezultati, Izraeli pozicionohet në vendin e parë në “Grupin 1”, që ndiqet nga Skocia dhe Shqipëria me nga 3 pikë.


Takimi i radhës për Shqipërinë do të luhet përballë Skocisë në Elbasan. Kualifikimi? Më mirë le të mendojmë për të mos zbritur në Ligën D



14 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)