Publicisti dhe njohësi i mirë i çështjeve jo vetëm kosovare, por edhe rajonale, Halil Matoshi e ka përligjur reagimin e sotshëm të boshnjakëve ndaj kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili u sulmua derisa merrte pjesë në komemoracionin kushtuar 20 vjetorit të vrarjes së mijëra burrave boshnjak në gjenocidin.




Matoshi duke e arsyetuar reagimin e në një postim në rrjetin social, ka thënë se reagimi ishte emocional.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Ja postimi i plotë në Facebook:




“Reaksioni ne Srebrenice ndaj Vucic asht emotiv por njerezor!




Aprovimi i Rezolutes se sponsorizueme nga Perendimi per gjenocid ne Srebrenice do te ishte satisfaksion per viktimat dhe do ta bante hapin e pare per vendosjen e drejtesise nderkombetare rreth tragjedise se Bosnjes.

Dhe ne kete rast do te ksihte moral vizita e tij ne Potocari…

Megjithse Kryeministri serb Aleksandar Vucic ka shprehur ngushëllimet dhe respektin më të thellë për viktimat e luftës në Srebrenicë, ata qe kane vendos qe ai te shkoje atje, jane politikisht te papergjegjshem dhe pa etike!

Perndryshe popuj e paemancipuem te Ballkanit (vetoja ruse dhe abstenenca kineze ne KS te OKB-ve) do t’i shnderroje ne egersina dhe do t’i nxise serish kunder njani-tjetrit.

Nuk ka pajtim mes popujve pa u vendos paraprakisht drejtesia!!!

Ky asht cmimi qe ka me e pague Serbia herdokur!

Cmimi qe e paguajti Vucic ne Srebrenice asht vetem fillimi!

Ai qe sonte nga beogradi duhet me u kerkue falje boshnjakve dhe duhet me kerkue nga Bashkesia Nderkomebtare qe te denohet pa ekuivoke gjenocidi serb mbi ta. Perndryshe Serbia kurre nuk do te demokratizohet dhe kurre s’do te jete pjese e botes demokratike!




P.S.




Une mendoj se pa drejtesi nuk vendoset paqja. Po te miratohej Rezoluta e Perendimit per gjenocid ne Srebrenice sot Vucic nuk do te sulmohej. Por ruset (dhe kinezet) nuk duen paqe ne Ballkan, sepse atehere duhet t’ia pranojne Amerikes supremacine (paqekrijuese…)