Të fluturosh për të parë çerekfinalet e Euro 2012 apo të rrish në shtëpi e të festosh përvjetorin me të dashurën tënde?


Ka qenë zgjidhje e vështirë kjo për Chris-in në Britani. Dhe mesa duket nuk ka bërë zgjedhjen e duhur. Pasi ai vendosi të shkonte të shihte ndeshjen mes Anglisë dhe Italisë, e dashura vendosi ta linte, madje duke vendosur një baner në një nga rrugët me shumë trafik në Birmingham.


Chris, shpresoj se çerekfinalet janë më të vlefshme se të mungosh në përvjetorin tonë. Mos u nxito të kthehesh, shkruan vajza në baner.