Lojtaret e ekipit kombetar shqiptar, duke pershendetur tifozet Kuq e Zi, ne "Fan Zone" ne sheshin Nene Tereza, me rastin e kthimit te tyre nga Euro 2016, ne France./r/n/r/nAlbanian national team players, at "Fan Zone" in Mother Teresa Square, on their return from Euro 2016 in France.

Pavarësisht eliminimit që në fazën me grupe në Euro 2016, qeveria shqiptare i organizoi një pritje të sforcuar prej kampionësh ekipit kombëtar.

Për lojtarët kuqezi u bllokuan rrugët kryesore në Tiranë.

Ata u pritën në Ministrinë e Jashtme, ku disave iu dha pasaporta diplomatike.

Pritje patie dhe më pas në kryeministri dhe kryeministri Rama do të shtrojë një darkë zyrtare me ta.

I gjithë shteti u paralizua për festimin e një suksesi për të cilin jo të gjithë bien dakord.

Futbollistët u shëtitën me një autobus dy-katësh të stilit anglez nëpër Tiranë dhe dukej sikur të gjithë donin të ngjiteshin në karrocën e "fitimtarëve" (sidomos politikanët që nuk kanë asnjë lidhje me këtë sukses, nëse mund ta quajmë të tillë).

Ka patur debat sot nëse këto festime për kombëtaren, bëhen për një sukses imagjinar apo jo.

Erjon Braçe me sa duket është ngacmuar nga deklaratat e Sali Berishës në Parlament.

"Sali Berisha paska thene sot ne Kuvend: Te pershendesim Edi Ramen, njeriun e sukseseve imagjinare!! Foli per kombetaren shqiptare dhe, ironine e tij e vendosi nen suksesin e saj.

Sic duket do e kene diskutuar ne fis "batuten", sepse te njejten i degjova ne nje ambjent tjeter-konferencen e Kryetareve, Palokes. Hare e madhe!! Qeshni pash zotin!! Une nuk u them dot sot se sa merite ka Edi Rama ne gjithe cfare morrem prej kampionatit evropian. Une di qe nese ka nje budalla real me sukses imagjinar, ky eshte tamam ky Sali Berisha!! Ky ka bere per kombetaren shqiptare, ate qe se ka bere kush deri tani: Ky, Sali Berisha ndertoi stadiumin kombetar per kombetaren, arenen Kuq e Zi, ua beri dhurate per 100 vjetorin e pavaresise!! Si nuk e mbani mend?", shkruan Braçe.

Sakaq, Ylli Dylgjeri lëshon këtë bejte:

OHEEEE, erdhi kombëtarja!

Gallatë pa fund: Shëtisin me autobuz edhe kur s'kualifikohen!

Arritjet: U kualifikuam me gjygj

U skualifikuam pa gjygj

Shënuam 1 gol!

Pësuam 3 gola!

Ekip Kosovar

Trajner italian

Autobuz Gjerman