Furgoni me mbishkrimin e rremë ‘Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve’ dhe ‘Hetimi Tatimor’ u fut në aeroport dhe prej aty dolën grabitësit ku morën rreth 10 milionë euro në barkun e avionit, teksa paratë transportoheshin për në avionin me destinacion Vjenën.


Pasi morën thasët me para, me këtë furgon grabitësit dolën sërish nga aeroporti, ku në ndjekje nga policia, në një shkëmbim zjarri dyshohet se u vra Admir Muarataj, një prej grabitësve.


Bashkëpunëtorët e tjerë u larguan me shpejtësi me thasët me para, pa mundur të djegin me benzinë furgonin, brenda të cilit thuhet se ka gjurmë.


Furgoni ka të hapur derën e pasagjerit, aty ku dyshohet të ketë qenë Admir Murataj, personi që ka qëlluar me armë ndaj policisë për të mbuluar ‘shpatullat’ e bashkëpunëtorëve të cilët mundën të arratisen përmes një makine tjetër, e cila më tej u gjet e djegur në zonën e Bathores.