Ja ku do ta shohim Adi Krastën dhe emrat më të njohur të muzikës





Që pas largimit nga Top Channel moderatori Adi Krasta nuk ka prezantuar ndonjë projekt të ri. Megjithatë duket se shumë shpejt Krasta do të shfaqet në ekran. Bëhet fjalë për festivalin e fundvitit në RTSH, ku Adi Krastës i është besuar drejtimi i këtij formati. Mësohet se këtë vit festivali do të jetë ndryshe nga vitet më parë, pasi shumë emra të vjetër të muzikës do të jenë pjesë e tij si Elton Deda, Manjola Nallbani, Redon Makashi, Bojken Lako, David dhe Genc Tukiqi e sidomos grupi Akullthyesit, një nga më të pëlqyerit e viteve 90.

Sigurisht do të ketë edhe emra të rinjsh të cilët e përballojnë më së miri të kënduarin live si Orgesa Zaimi apo Eugent Bushpepa, shkruan Opinion. Siç edhe dihet fituesi i këtij festivali do të na përfaqësojë në Eurovizion dhe emri i tij do të shpallet nga 3 anëtarët e jurisë të cilët ende nuk janë zbuluar.