Data e parë e lirë e FIFA-s në 2014-ën për zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare do të shfrytëzohet nga kombëtaret e mëdha për të matur forcat me kundërshtarët më të fortë të mundshëm. Spanja dhe Italia, dy superfuqi të futbollit europian, do përballen në Madrid. Arjen Roben do të jetë mungesa e madhe për Holandën për arsye dëmtimi në miqësoren me Francën, që do të nisë në orën 21:00 në "Stade de France". Rumani-Argjentinë, që do të zhvillohet në Bukuresht, konsiderohet një tjetër miqësore e rëndësishme, sidomos për 3 herë kampionët e botës. Në "Mercedez-Benz Arena" të Shtutgartit, Gjermania e Joakim Lëv do të provojë forcat ndaj Kilit, kur pritet të aktivizohet pas një mungese të gjatë në kombëtare sulmuesi i Lacios, Miroslav Klose.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)