E gjithë hapësira që sot njihet si këndi i lojërave 7 xhuxhat, në afërsi të rrugës së Elbasanit, do të shndërrohet në një kënd modern lojërash për fëmijë dhe shlodhje për më të rriturit.


Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projektit të rikonceptim të parkut të lojërave të fëmijëve, ndërsa projekti do mundësojë që pjesa e nëndheshme të shërbejë edhe për një parking nëntokësor publik.


Siç shihet edhe nga fotot e këtij projekti, parku i ri lojërave do të ketë hapësira dhe lojëra për të gjithë fëmijët, ndërsa do të shoqërohet edhe me lulishte dhe gjelbërim që do të krijojnë mundësi për kalimin e kohës edhe për më të rriturit. Falë këtij projekti do mundësohet një numër i konsiderueshëm vendesh parkimi për të gjithë banorët e zonës, por edhe për bizneset që funksionojnë në afërsi të këtij parku.







12 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)