Mbikalimi te Pallati me Shigjeta ishte vetëm një nga veprat e artit në Unazën e Madhe të Tiranës e cila do të mbyllet me investimin prej 27 miliardë lekë ose mbi 210 milionë euro, që është parashikuar nga ARRSH për ndërtimin e 18 kilometrave prej aty deri te sheshi Shqiponja.


Punimet në këtë segment që është klasifikuar si autostradë urbane nga ARRSH pritet të nisin në nëntor, kur do të lidhen edhe kontratat me kompanitë përkatëse dhe pritet të zgjasin 2 vjet, ku pjesa më sfiduese do të jetë devijimi i trafikut në këtë zonë të Tiranës.


Ky projekt do të prekë edhe 317 objekte të ngritura nga zona e Pallatit me shigjeta e deri te sheshi Shqiponja, në të dyja anët e rrugës.


Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro, ka bërë të ditur se ekspertë të ARRSH-së dhe Bashkisë së Tiranës, kanë dalë në terren dhe kanë bërë vlerësimin paraprak.





Segmenti Rrugor "Pallati me shigjeta-Sheshi Shqiponja"


Një video shpjeguese për të kuptuar se si do të rikualifikohet Unaza e Madhe e Tiranës nga Shkolla Teknologjike deri tek Sheshi Shqiponja. Rruga e Unazës së re është konceptuar si rrugë kategoria "A Urbane" me seksion tip me tri korsi për çdo sens lëvizjeje me shpejtësi qarkullimi 80km/h.Përfundimi i veprës do të garantojë një rrugë me standardet më të mira evropiane ashtu sikurse do t'i japë zgjidhje trafikut tejet të rënduar në këtë zonë të kryeqytetit.


Gepostet von Autoriteti Rrugor Shqiptar – Faqja Zyrtare am Montag, 5. November 2018



Nga ky kontroll na del se në total janë 317 objekte, të cilat janë 163 janë në proces legalizimi, të cilat do të jenë të skualifikuara, 123 objekte janë me vërtetim prone. Janë edhe disa objekte të tjera që nuk ka informacione të detajuara. Për objektet, kemi dy kategori objektesh, me dokumente pronësie dhe në proces legalizimi, u shpreh ai.


E teksa banorët e këtyre objekteve kanë dalë në protestë duke bllokuar aksin rrugor aktual, duke pasur krah tyre edhe Nexhmije Hoxhën, bashkëshorten e ish-diktatorit Enver Hoxha që ka banesën në zonë, ARRSH duket se do të vazhdojë përpara me projektin nevralgjik për lëvizjen në Tiranë.


Në faqen në Facebook të ARRSH është postuar edhe një video shpjeguese për të kuptuar se si do të rikualifikohet Unaza e Madhe e Tiranës nga Shkolla Teknologjike deri tek Sheshi Shqiponja.


Rruga e Unazës së re është konceptuar si rrugë kategoria “A Urbane” me seksion tip me tri korsi për çdo sens lëvizjeje me shpejtësi qarkullimi 80km/h. Përfundimi i veprës do të garantojë një rrugë me standardet më të mira evropiane ashtu sikurse do t’i japë zgjidhje trafikut tejet të rënduar në këtë zonë të kryeqytetit, sqaron ARRSH.


6 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)