(E plotësuar)  Burime të Indeksonline mësojnë se personat e vrarë mbrëmë në fshatin Milloshevë, më konkretisht në restaurantin “Shega”, janë: Lutfi Saraqi si dhe Nazmi Gërvalla.



"Rasti ka ndodhur pasi që Jeton Saraqi kishte filluar të bëjë problem në lokalin “Shega”. Pronari i restaurantit kishte filluar t’i largonte karriget dhe të mbyllte lokalin dhe papritmas ishte sulmuar nga Jetoni me disa shokë dhe kusherinjë të tij”, ka thënë burimi.



Gjithashtu Indeksonline mëson se, pronari i lokalit “Shega”, Besim Istrefi, është i plagosur dhe se është në gjendje mjaftë të rëndë.



Vlen të theksohet se Jeton Saraqi tani më është në arrati dhe Policia e Kosovës ka shpallë kërkim për të. Ndërsa Sami Saraqi është arrestuar për rastin me marihuan.



----



Përgjigja e Policisë së Kosovës për Indeksonline



Policia e Kosovës ka shpjeguar më konkretisht ngjarjen e mbrëmshme ku dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur në fshatin Milloshevë.



Zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani, në një prononcim për Indeksonline ka thënë se, informacionin për rastin i është dhënë Policisë nëpërmjet telefonit.



“Ju konfirmojmë se rreth orës 00:17 Policia e Kosovës ka pranuar një informacion përmes linjës telefonike për një rast gjuajtje me armë zjarri në fshatin Milloshevë.




Në bazë të informacioneve të para është kuptuar se më 02.05.2014 rreth orës 23:44 në Milloshevë në një restorant dyshohet se ka pas të shtëna me armë zjarri dhe si pasojë e gjuajtjeve me armë, dyshohet se janë vrarë dy persona ndërsa janë plagosur edhe dy të tjerë, por pritet edhe konfrimimi zyrtar nga mjekët kompetent” , ka thënë ai.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Ndërsa, sipas Baki Kelanit, njësitet policore duke përfshirë Njësitet Speciale operative menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe janë duke kryer hetimet intenzive.




“Si vazhdimësi e hetimeve njësitet policore kanë bastisur një lokacion në rr. Hasan Prishtina- Obiliq ku janë gjetur 21737 gram Marihuan, i dyshuari është arrestuar” , ka thënë në fund zëdhënësi i PK-së.



Ndryshe, Indeksonline, sipas burimeve që posedon ka raportuar se e gjithë ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti në mes anëtareve të familjes Saraqi dhe pronarëve të motel "Shega" në Milloshevë. /Indeksonline/