A e patë këtë skenë?


Përgjigjja për pyetjen është, sigurisht, “jo”. Dhe sinqerisht, kush mund të ju fajësojë? Në momentet kur Francës i dorëzohej trofeu dhe lojtarëve medaljet kishte shumë për të parë, përveç kësaj skene


Trofetë personalë për Kylian Mbappe dhe Luka Modric, Paul Pogba duke dërguar mesazhe për kritikët e tij, çadra mbi kokën e Vladimir Putinit e detaje të tjera vodhën vëmendjen tuaj … por, kjo ishte veçanërisht e rrallë dhe paksa kaotike.


 



Ndoshta plotësisht e vetëdijshme se shumica prej nesh do të shpërqendroheshin nga emocionet, është vënë në dukje në mediat sociale një grua, me shumë gjas zyrtare e FIFA-s, që qëndron pranë Putin dhe duket teksa “vjedh” një nga medaljet e fituesve.


Duke qëndruar prapa presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino dhe Putin, kjo grua mund të shihet duke marrë diçka që duket të jetë një medalje fituesi dhe e vendos atë në xhepin e xhaketës.


Nëse mund të ketë një shpjegim të pafajshëm për këtë na e thoni, por kjo duket si një vjedhje me stil!


16 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)