Edhe pse kanë kaluar 17 vite pas vdekjes së saj, Xhaklin Kennedy, gruaja e ish presidentit të vrarë John Kenedi vazhdon të habisë më deklaratat e saj. Në një intervistë e regjistruar vetëm me zë, në vitin 1963 tregon idetë e saj rreth personave që e rrethonin. Gjatë një bisede me një historian të Shtëpisë së Bardhë, Xheki Kenedi e ka cilësuar liderin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut Martin Luter King, një burrë të tmerrshëm. Ajo tregohet gjithashtu e ashpër edhe me zv. Presidentin në kohën e keneditit Lyndon Johnson. Mbase duke u treguar kaq e hapur, ish First Lady e SHBA-së, ka kërkuar që intervista që ajo po jepte të transmetohej shumë vite pas vdekjes së saj. Në një rregjistrim prej 8 orësh, ajo rrëfen se si bashkëshorti i saj bënte shaka lidhur me kërcënimet për vrasje. Kenedi ka hapur zemrën me Arthur Schlesinger, në shtëpinë e saj në Teksas, 4 muaj pas vdekjes sërish presidentit. Xhakline kujton fjalët e ashpra që bashkëshorti bënte më numrin dy të presidecës Xhonson. "Kenedi më thoshte disa herë, o zot a mund ta imagjinosh se çfarë do ti ndodhte vendit nëse Jonson do të ishte president" thote Kenedi intervistë.

Fjalë të ashpra vijnë edhe kundrej Martin Luter King. ish zonja e parë tregon se si kunati i saj prokurori i përgjithshëm në atë, Robert Kenedi, dhe ai i vrarë nga një atentat si i vëllai, i ka rrëfyer se si King kishte ardhur i dehur në funeralin e ish presidentit. "Ai bënte shaka me kardinalin e kishës dhe unë nuk mund të shoh një fotografi të Martin Luther King, pa menduar se sa njeri i tmerrshëm ishte ai" rrefen Kenedi.

Xhejki shfaq rezerva edhe për lidrët e tjerë botërorë duke e konsideruar p.sh ish presidentin Sharl de Gol, si një egomaniak, dhe nje njeri i lig, ndërsa për kryeminsitren indiane Indira Gandi, përshkrimi është "i hidhur, grua e tmerrshme" .

Ndërsa tregon se pas krizës se raketave në Kubë, dhe zgjidhjes së saj në mënyrë fantasike, sipas ish First Lady rrëfen, Kenedi bëntë shaka për vdekjen " pas zgjidhjes së krizës, John më tha, nëse dikush ka menduar të më qëllojë, kjo duhet jetë dita që duhet ta bëjnë", rrefën Xhek

Ky rregjistrim i kësaj interviste do jetë pjesë e librit, "Xhaklim Kenedy:Bisedat historike mbi jeten e John Kendedit" që do të publikohet këtë javë.