Në vazhdën e aktiviteteve për shënimin e gjashtë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka ndarë dekorata për një numër të madh personalitetesh, të cilët cilësohet se kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën.

Jahjaga, përveç dekoratave “Urdhri i Lirisë”, “Urdhri i Pavarësisë” e të tjera, ka dekoruar Adnan Januzajn, Granit Xhakën, Valon Behramin dhe Xherdan Shaqirin si Ambasadorë Nderi të Kosovës.

Në bazë të nenit 84 pika 28 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të nenit 6 të Ligjit për Dhënien e Dekoratave nga Presidenti i Republikës së Kosovës, si dhe në bazë të neneve 3, 4 të Rregullores mbi Llojet e Dekoratave që i jep Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Procedurat për Dhënien e tyre, Presidentja e Republikës së Kosovës mori vendimin që të dekorojë këto personalitete:




Të dekoruarit me “Urdhrin e Lirisë”:

“Urdhri i Lirisë” u jepet personave për kontributin e tyre të lartë për liri të Kosovës.

1. Avdyl Krasniqi

2. Bislim Zeqir Makolli (Shyt Mareci)

3. Hajriz Lushtaku

4. Halil Alidema

5. Mulla Iljaz Spahiu - Broja

6. Musa Shehzade

7. Ramadan Shala

8. Ramë Binaku

9. Rexhep Abdullah Kabashi

10. Zenel Zymer Hajrizi

11. Zeqir Hajrizi

12. Zhuj Selmani

Të dekoruarit me “Urdhrin e Pavarësisë”:

“Urdhri i Pavarësisë” u jepet personave për kontributin e tyre për pavarësinë e Kosovës.

1. Shejh Zejnelabidin Dervishdana

2. Adem Ukëhaxhaj

3. Xhevat Qerimi

4. Kombinati Xehetaro-Metalurgjik Kimik “Trepça” – Minatorët Grevistë të Grevës së Urisë të vitit 1989

Të dekoruarit me Urdhrin Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”:

Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari” u jepet personave për trimëri në luftën për liri.

1. Mentor Ismet Retkoceri

2. Abaz Thaçi

3. Fehmi Rama

4. Mehedin Avdullah Morina

5. Selajdin Berisha

Të dekoruarit me Medaljen Presidenciale të Meritave:

Medalja Presidenciale e Meritave u jepet personave që me punën e tyre kanë kontribuar në fusha të veçanta si arsim, shkencë, kulturë, rini, sport, siguri, shërbim civil.

1. Bejtullah Kamber Mujaj

2. Destan Sejdi Bajraktari

3. Fadil Vokrri

4. Majlinda Kelmendi

5. Nuredin Loxha

6. Prof.Dr. Xhelku Maksuti

7. Xhevdet Peci

8. Mehmet Bogujevci

Të dekoruarit me Titullin Ambasador Nderi i Kosovës:

Titulli Ambasador Nderi i Kosovës jepet për kontributin për interesat dhe afirmimin e Republikës së Kosovës.

1. Adnan Januzaj

2. Granit Xhaka

3. Valon Behrami

4. Xherdan Shaqiri

Zyra e Presidentes informon se dita dhe vendi i dhënies së dekoratave do të caktohet në një datë tjetër ku do të informohen të gjithë të dekoruarit ose familjet e tyre./koha.net/