Presidentja e  Kosovës,  Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e Irlandës në Hungari, jorezident për Kosovën, zotëri Pat Kelly, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.




Jahjaga çmoi mbështetjen që Irlanda i ka dhënë institucioneve të Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit dhe gatishmërinë e shprehur për të vazhduar mbështetjen për procesin e konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në institucionet ndërkombëtare.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Duke vlerësuar marrëdhëniet midis dy vendeve, Presidentja Jahjaga theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.



Ambasadori i Irlandës në Prishtinë, zotëri Pat Kelly theksoi përkushtimin e qeverisë së Irlandës për të mbështetur institucionet e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike dhe për thellimin e bashkëpunimit në çdo sferë me interes për të dyja vendet.




Ai po ashtu takoi edhe kryeparlametarin Kadi Veseli me të cilin bisedoi për marrëdhëniet shumë të mira në mes të dy vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit, në veçanti atë ndërparlamentar.




Veseli ka diskutuar me ambasadorin Kelly për marrëdhëniet shumë të mira në mes të dy vendeve, Kosovës dhe Irlandës, duke theksuar se prioritetet e vendit tonë janë të lidhura me procesin e integrimeve euro-atlantike dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë.




Ambsadori Kelly theksoi se Irlanda ofron mbështetje të plotë për Kosovën në procesin euro-integrues, bashkëpunimin ndërparlamentar dhe përkrahjen në fushën e arsimit, me përvojën e dëshmuar si shumë e suksesshme, të ndërmarrë më herët në këtë vend.

 


SSSA
ASS