KOSOVE-Kosova, së shpejti do të ketë qendrën kirurgjike të fëmijëve dhe departamentin për trajtimin e kancerit të fëmijëve në kuadër të QKUK-së. Këtë projekt do e përkrahë nëna Mbretëreshë e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikja Fatima bint Mubarak.

Konfirmimin ia dhanë presidentes së vendit, Atifete Jahjaha e cila u takua me një delegacion të Fondacionit të Shkëlqesisë së Saj, Sheikës Fatima bint Mubarak, nënës Mbretëreshë të Emirateve të Bashkuara Arabe, nga i cili pranoi njoftimin për përkrahjen e Shkëlqesisë së Saj.

Presidentja Jahjaga e falënderoi Shkëlqesinë e saj për përkrahjen dhe përkujdesjen e saj dhe familjes mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe për qytetarët e Kosovës dhe mirëqenien e tyre, duke theksuar se ky vazhdim i bashkëpunimit është simbol i marrëdhënieve shumë të mira bilaterale dhe miqësisë mes dy vendeve dhe dy popujve.

Projekti i ndërtimit të qendrës për përkujdesjen e fëmijëve pritet që të lansohet në një vizitë zyrtare nga një delegacion i lartë i Emirateve të Bashkuara Arabe gjatë muajit dhjetor.

Presidentja Jahjaga po qëndron në Emiratet e Bashkuara Arabe me ftesën e Princit të Kurorës, Sheikut Mohammed bin Zayed bin Sultan Al Nahyan.

(a.n/kosovapress/BalkanWeb)