Viziten e saj te pare ne Gjermani Jahjaga e shfrytezoi edhe per tiu prezantuar nga afer disa politikaneve bavareze. Ne Parlamentin e Landit te Bavarise stacioni i pare dhe ndoshta me i lehte per te presidentja me re e Evropes u prit nga dy kolege te vjetra me pervoje Kryetarja e Parlamentit kristiansocialja Barbara Stamm dhe zevendesja e saj nga opozita e gjelber Christine Stahl.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Presidentja kosovare Jahjaga ne parlamentin bavarez me kryetaren Barbara Stamm dhe zevendesen Christine Stahl.



Gjate nje kalimi neper ambientet e parlamentit te landit gjermanojugor i cili vetequhet me krenari Shteti i Lire i Bavarise Jahjaga mesoi disa vecori te kultures parlamentare bavareze si per shembull rregullin qe thuajse te gjitha komisionet parlamentare i zhvillojne seancat me dyer te hapura per publikun. Por presidentja pati mundesine te kembente me koleget e saj me te moshuara edhe pervojen e te qenit me pushtet ne nje vend ku politika mbisundohet nga meshkujt Me sa pata mundesine ta njihja brenda nje kohe kaq te shkurter ajo Jahjaga jo vetem qe ka shume sharme por ka edhe njohuri te shkelqyera e instinkt ne politike. Une gjykoj se ajo vertet qe i paraqet ceshtjet me njerzillek simpatik por eshte edhe kembengulese. Dhe e tille duhet te mbetet.



Kthimi i vizites ne shtator



Detyra qe presidentja e Kosoves i ka vene vetes perpara per te forcuar demokracine ne kete vend qe para disa vitesh ndodhej ne lufte eshte e jashtezakonshme vleresoi zevendespresidentja e parlamentit bavarez Christine Stahl. Si politikane e gjelber une ne radhe te pare jam e interesuar qe Evropa te vije duke u bashkuar. Prandaj edhe dua qe ata popuj qe nuk jane pjese e BE-se te kene nje shans e te mos kene pershtypjen sikur jane ne ane te ketij kontinenti. Te dyja parlamentaret i siguruan presidentes mbeshtetjen e tyre ne kete detyre dhe premtuan tia kthejne viziten ne shtator te ketij viti.



Ende heret per vizat



Mbeshtetje per integrimin euroatlantik te Kosoves i dha Jahjages edhe ministri i brendshem i Bavarise Joachim Herrmann. Ai i siguroi edhe me tej perfaqesueses se Kosoves ndihmen e policise bavareze per ndertimin e strukturave policore ne vend por per sa i perket ceshtjes se heqjes se vizave per shtetasit e Kosoves ministri bavarez ishte refuzues Ne kemi pasur mjaft probleme me Serbine prej te ciles ne tre vitet me te fundit qe kur u hoqen vizat ka ardhur nje numer i madh ilegalesh ne Gjermani prandaj edhe tani jemi bere me te kujdesshem dhe entuziazmi per te perfshire edhe vende te tjera ne kete proces ka rene. Sigurisht qe heqja e vizave eshte nje perspektive per te ardhmen por per momentin ajo nuk

gjendet ne rend te dites u shpreh ne perfundim te takimit Herrmann per Deutsche Wellen.



Vemendje diasporesBildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Me profesor Bardhyl Demiraj ne degen e Albanologjise te universitetit elitar Ludwig Maximilian



Diten e saj te gjate ne Mynih Jahjaga e perfundoi me nje referat te mbajtur ne mbremje vone ne sallen e senatit te universitetit elitar Ludwig Maximilian ku ishte ftuar nga dega e Albanologjise. Publiku perbehej kryesisht nga perfaqesues te shkences dhe shoqerise civile te diaspores shqiptare ne Bavari numri i te ciles e kalon shifren 30.000 vete. Jahjaga e informoi diasporen me gjendjen ne te cilen ndodhet shteti i ri i Kosoves. Takimi ishte i ngrohte shume shpesh degjuesit e nderprisnin presidenten per te duartrokitur. Dhe ajo u premtoi atyre se

me te kthyer do te interesohet me shume per problemet e diaspores.



Autore Anila Shuka



Redaktoi E. Xhani