Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u prit sot në Dubrovnik nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, zotëri Ivo Josipoviq, me ftesë të të cilit po merr pjesë në Samitin Bërdo - Brioni.

Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Josipoviq biseduan për nevojën e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit, posaçërisht në fushën e energjisë dhe të infrastrukturës, si dhe në atë të ekonomisë, duke ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore, që ndihmon perspektivën evropiane të secilit vend.

Të dy presidentët theksuan se rajoni i Ballkanit Perëndimor duhet të flasë me një zë për proceset integruese dhe posaçërisht për bashkëpunimin ndërmjet vendeve, që do të ndihmojë edhe përkrahjen e projekteve të përbashkëta rajonale nga BE, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Presidenca.

Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Josipoviq theksuan se perspektiva evropiane e rajonit të Ballkanit Perëndimor duhet të jetë e qartë dhe integrimi arrihet vetëm përmes ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Jahjaga merr pjesë në Samitin Bërdo-Brioni, të tretin me radhë, që sivjet organizohet në Dubrovnik, me mikpritës Presidentin e Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviq, dhe me pjesëmarrjen e kancelares së Republikës Federale të Gjermanisë, zonjës Angela Merkel.

Samiti Bërdo-Brioni është një nismë e përbashkët e presidentëve të Sllovenisë dhe Kroacisë për të ndihmuar vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimeve evropiane. /Indeksonline/
 SSSA
ASS AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};