Kryeministri Edi Rama ishte në Jalë, në akademinë verore të FRESSH. Në fjalën e mbajtur, Rama theksoi se të rinjve do tu jepet mundësi në Këshillat Bashkiak. Mirëpo, kryeministri shtoi se kjo do të bëhet në mënyrë të barabartë, duke respektuar barazinë gjinore.


Nuk bëhet me kuota, por është diçka që ne e kemi në traditën tonë dhe e bëjmë çdo vit, ndaj do e bëjmë dhe vitin e ardhshëm. Kurse mua smë ka shqetësuar asnjëherë raporti të rinj të vjetër. Më ka shqetësuar që në PS të ketë një raport të drejtë mes djemve dhe vajzave, burrave dhe grave. Për herë të parë kemi pasur një këshill bashkiak me kuota gjinore. Në vitin e ardhshëm do të kemi 50-50 burra e gra, deklaroi Rama.


Ndër të tjera ai tha se turizmi është kthyer në një potencial ekonomik. Sipas kryeministrit, sot në Shqipëri problemi kryesor nuk është mungesa e vendeve të punës, por problemi është që kemi nevojë të kemi nevojë për vende më cilësore dhe më të paguara.


Deri vjet këtu ishte një kaos dhe rrëmujë me makina, situatë e degraduar, sot është krejt tjetër nga pikëpamja e infrastrukturës së bregdetit dhe është një hapësirë krejt tjetër. Sot në Shqipëri problemi kryesor nuk është mungesa e vendeve të punës, pasi nuk mungojnë vendet e punës sot, ka mijëra dhe dhjetëra, problemi është që ne kemi nevojë të kemi nevojë për vende më cilësore dhe më të paguara, deklaroi Rama.


1 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)