A mundet që Roberto Mancini të zëvendësojë Gian Piero Ventura, si trajner i Italisë? Bosi i Zenit këmbëngul se ai është i lumtur në Rusi.


Ish-trajneri i Manchester City dhe i Interit, Mancini, i cili bëri të vetin titullin në Seria A, duke fituar 36 ndeshje ndërkombëtare me Italinë, është shfaqur si një nga kandidatët për të mbushur boshllëkun, bashkë me bashkatdhetarët Carlo Ancelotti, Fabio Capello dhe Fabio Cannavaro.


Megjithatë, 52-vjeçari nuk ka plane për ta lënë Zenit, ku ai mori përgjegjësinë si trajner në qershor.


Unë nuk jam i befasuar që emri im është përmendur në listë, duke parë se ata diskutuan gjithashtu me kolegët me përvojë, që kanë fituar në vende të ndryshme, tha Mancini për Match TV. Por, unë jam i lumtur te Zeniti dhe në Shën Petersburg, kështu që nuk jam duke menduar për Kombëtaren. Objektivi im është të fitoj titullin e ligës ruse. Ashtu si shumë nga bashkatdhetarët e mi, unë ëndërrova ta shihja Italinë në Kupën e Botës, në Rusi. Eliminimi më shkatoi trishtim të madh. Unë kam lindur pas vitit 1958, hera e fundit që skuadra jonë kombëtare nuk arriti të kualifikohej për Kupën e Botës, kështu që nuk e dija se çfarë do të thoshte të mos isha atje. Tani mund të pranoj se ndihem surreal dhe shumë i trishtuar.


Për humbjen totale 1-0 të play-off-it kundër Suedisë, e cila fitoi ndeshjen e parë dhe ruajti avantazhin minimal në Milano, Mancini tha: Mendova se Kombëtarja ishte shumë e pafat, sidomos në ndeshjen e dytë, kur humbën shumë shanse, por futbolli është një sport shumë i çuditshëm. Ka ditë kur gjithçka shkon kundër jush dhe nuk mund të bëni asgjë për këtë. Prandaj, nuk do ta shohim Italinë në Rusi gjatë verës së ardhshme. Në të gjitha ekipet kombëtare duhet të ketë një zhvendosje të gjeneratave, Italia është padyshim në një moment të tillë, por mendoj se së shpejti do të kthehet të jetë lidere në botën e futbollit, sepse vijnë shumë të rinj të talentuar.