Nga Express më 27 maj 2011 në ora 16:30
Ngjarja e romanit të ri për agjentin James Bond është vendosur në Serbi. Jeffrey Diver, autor i romanit të ri për agjentin 007, të mërkurën ka marrë kopjen e parë të romanit të tij, të cilën në Londër ia dha një marinsë që u lëshua nga një ndërtesë. E në një pjesë të librit, Bond shkon në Serbi, flet serbisht, ha qebapë, shoqërohet me agjentët e BIAs... dhe e shpëton botën.
Ngjarja e romanit për agjentin sekret më të njohur në botë zhvillohet në Serbi dhe në Dubai, ndërkohë që autori i tij, Jeffrey Diver, kryepersonazhin e përshkruan si njeri me fytyrë serioze, por me sjellje prej gjuetari.
Në vazhdimin e radhës së rrëfimit për James Bond, ai kthehet nga Afganistani dhe rekrutohet për një operacion të fshehtë, të pavarur nga MI5 dhe MI6. Për dallim nga Sebastian Falks, i cili ngjarjen e romanit të tij origjinal për spiunin 007 e ka futur në vitin 1967, Diver ngjarjen e ka vendosur në kohën e sotme. Ai Bondin e dërgon në Serbi, dhe ia lë duart e lira që të bëjë gjithçka që duhet për të shpëtuar jetët e mijëra njerëzve.
Në disa kapituj të librit përshkruhet se si arrin Bon në Serbi...
Fillimisht, Bond udhëton me tren nga Beogradi në Novi Sad, dhe sqaron gjërat që vërejti në Serbi, mes tjerash, se nëpër rrugë ka më së shumti vetura të tipit Zastava. Bond pastaj vendoset në Novi Sad, ku i përshkruan ndërtesat që e rrethojnë... derisa nuk fillon zhvillimi i ngjarjes. Agjenti 007 merr porosinë që në një restorant të takohet me një njeri që flet me aksent të rëndë irlandez. Restoranti në libër quhet Rostilj (Skara).
Bond e kupton se irlandezi është shënjestra e tij, megjithëse nga shtabi i sugjerojnë të mos punojë vetëm, por të takojë dy agjentët të policisë sekrete serbe BIA. Agjentët (rreth të 40-ave) shfaqen para tij, të gatshëm për betejë, me bereta në xhaketa, dhe e marrin atë me një Volkswagen Jeta të vjetër, në ulëset e të cilës qëndrojnë kallashët dhe uzzit.
E, njëri prej agjentëve e përmend se vëllai i tij kishte luftuar me Tigrat e Arkanit, duke synuar të nxisë ndonjë reagim të Bondit...