Blerina Hoxha


Per here te pare pas disa vitesh, tregu i sigurimeve ka shenuar renie gjate muajit janar te ketij viti, si per sa i perket te ardhurave, por edhe numrit te kontratave. Sipas te dhenave te Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare (AMF) te ardhurat nga primet e sigurimit, ne muajin janar 2010 arriten rreth 634 milione leke, ose 5.33 % me pak se ne te njejten periudhe te vitit te kaluar. Gjate muajit janar 2010 numri i kontratave te sigurimit te lidhura arriti ne 41,309 duke shenuar nje ulje prej rreth 25.08 %, krahasuar me muajin Janar 2009. Sipas eksperteve, duket se arsyet lidhen me ndikimet negative te krizes globale. Sipas AMF, tregu vazhdoi te mbetet serish i orientuar tek sigurimet e jo-jetes qe sollen rreth 91.26 % te vellimit te pergjithshem te primeve, duke i lene sigurimet e jetes me rreth 8.74 %. Pare nga kendveshtrimi i ndarjes se tregut sipas llojit te sigurimit i detyrueshem dhe vullnetar, primet e shkruara bruto te sigurimit vullnetar zene 55 % dhe primet e shkruara bruto te sigurimit te detyrueshem zene 45 % te totalit te tregut. Rritja e volumit te primeve te shkruara bruto ne sigurimin vullnetar tregon per nje ndryshim te struktures se tregut te sigurimeve ndikuar nga rritja e ndjeshme e sigurimeve vullnetare. Gjate muajit Janar 2010 eshte ndjere dhe nje ulje e primeve te shkruara bruto ne sigurimin e detyrueshem me rreth 19.51% krahasuar me janar 2009. Primet ne sigurimet e detyrueshme motorike arriten shifren 286 milione leke, ose rreth 19.51 % me pak se ne te njejten periudhe te vitit te kaluar. Produkti Sigurim Kufitar gjate muajit Janar 2010 pati nje rritje prej 32.36 % per primet e shkruara bruto, ndersa numri i kontratave pati nje rritje prej 21.59 % krahasuar me janar 2009. Ne harkun kohor te pak viteve, tregu i sigurimeve gjendet me nje strukture te permiresuar ne favor te sigurimeve vullnetare, qe ne Janar 2010 sollen 55 % te primeve te sigurimit. Primet e sigurimit vullnetar arriten rreth 349 milione leke, ose 10.60 % me shume se ne vitin 2009, por me rreth 42.69 % ulje te numrit te kontratave te sigurimit krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare. Sigurimet vullnetare te jo jetes gjate ketij muaji te pare te vitit paten rritje me rreth 18.50 % kundrejt muajit Janar 2009. Ne portofolat e prones, pergjegjesive, garancive me te ardhura rreth 220 milione leke ne total, vendin e pare e zune zjarri dhe demtime ne prone me rreth 61.61 % te pasuara nga sigurimi i pergjegjesive te pergjithshme civile me 25.02 % dhe me pas vjen sigurimi i garancive me 8.17 %. Ne portofolin 'Zjarri dhe rreziqet shtese' ndihet nje ulje prej 2.80 % e numrit te kontratave te sigurimit dhe rritje me rreth 93.23 % te volumit te primeve te shkruara bruto te ketij portofoli. Ne janar te vitit 2010, sigurimet e pergjegjesise kane pasur nje rritje me rreth 39.42 % krahasuar me muajin Janar 2009. Sigurimet inxhinierike te analizuara vecmas si portofol ne sigurimet e pergjegjesive, ne kete periudhe paten nje rritje prej 21.90 % ne volumin e primeve te shkruara dhe nje ulje me 52.38 % ne numrin e kontratave, krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Te ardhurat nga sigurimet e aksidenteve personale dhe shendetit ne periudhen janar 2010 arriten ne rreth 28 milione leke, duke shenuar nje ulje prej 3.43 % ne krahasim me te njejten periudhe te vitit 2009. Peshen me te madhe e mbajten sigurimet e shendetit me rreth 67.81 % te te ardhurave te ketij grupi.


Ulen arketimet, rritet pagesa e demeve


Pagesat e demeve u rriten me rreth 69.33 % krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Pjesa me e madhe e demeve te paguara bruto u perket sigurimeve motorike me 132 milione leke, apo 87.42 % te totalit te demeve te paguara bruto. Miratimi i ligjit te sigurimit te detyrueshem ne sektorin e transportit ne fillim te vitit 2009 dhe akteve nenligjore ne zbatim te tij, pritet te ndikoje ne shkurtimin e afateve dhe rritjen ne teresi te cilesise se demshperblimit kundrejt te demtuarve. Duke i hedhur nje veshtrim demit mesatar ne produktet e sigurimit motorik, meqenese ky lloj sigurimi ka dhe peshen me te madhe ne pagesen e demeve, vihet re nje rritje e vleres se demit mesatar per sigurimin Kasko dhe sigurimin "Karton Jeshil"