Tashmë janë numëruar 95. 52% e votave dhe projeksioni i konfigurimit si do të jetë parlamenti është shumë e qartë.


PS numëron deri tani 74 mandate, kundrejt PD me 43 mandate. LSI deri tani numeron 19 mandate, PDIU 3 mandate dhe PSD 1 mandat.  


KQZ përmes kreut të saj, Klemend Zguri por edhe zëdhënëses Drilona Hoxhaj kanë apeluar  komisionerët të vijojnë procesin, në të kundërt do të shkarkohen.


Deri në orën 08:44të mëngjesit të së martës (27 qershor 2017) janë numëruar  5122 kuti votimi nga 5362 gjithsej.


Rezultati sipas KQZ-se në rang vendi


 Per te klikuar per rezultatet sipas qarkut klikoni ne homepage e oranews.





Ora 08: 10 Ja qarqet ku po numërohen kutitë e fundit të votimit


Në Berat kanë mbetur 4 kutitë e fundit pa u hedhur në sistemin e të dhënave të KQZ. Durrësi ka për numërim 53 kutitë e fundit, në Elbasan mbeten ende 67 kuti, në Gjirokastër 11 kuti, në Kukës 2 kutitë e fundit, në Lezhë 2 kuti, në Shkodër 30 kuti, Tirana ka 75 kuti ende për numërim dhe Vlora ka 3 kuti.


Këto janë ndarjet e mandateve për 12 qarqe. Partia që mori më pak vota


Ora 03:40 Ndërpritet numërimi në KZAZ tek njësia 5. Numërimi rifillon në orën 09:00


Ora 02:13 Dy kuti nga KZAZ e Beratit do dërgohen në KQZ


Ka përfubnduar edhe në Berat numërimi i votave, por janë dy kuti fati i të cilave do të vendoset në KQZ. Kutitë 34 29 dhe 33 18 kanë pasur disa problematika dhe për këtë aryse është vendosur që të dërgohen në KQZ. Ndërkohë vijon numërimi në Kuçovë dhe në Urën Vajgurore


Ora 00:46 Deputetja e PDIU në Dibër, Reme Lala: Do ti bashkohem Ramës


Ora 00:45 PS dhe PD ndajnë nga dy mandate në Dibër, LSI dhe PDIU nga një deputet


Ora 00:30 Shfaqet Lulzim Basha: Komentet pas përfundimit të numërimit


Ora 00:14 Rama del nga selia e PS, nuk pranon të flasë për mediat


Ora 23:30 Çfarë do të ndodhë me koalicionin PS-LSI në këshillin bashkiak? Veliaj përgjigjet


23:06 Tahiri shmang përgjigjen për Ilir Metën, flet edhe për mandatet në Tiranë


Janë mbyllur votimet në Skrapar, Klos, Libohove, Kolonje, Pustec, Has, Tropoje, Puke, Delvine, Selenice, Mat, Rrogozhinë, Konispol, Prrenjas, Belsh, Tepelenë, Devoll,  Himarë dhe Librazhd, Dibër, Mat, Peqin , Divjakë, Fier,  Mallakastër, Patos, Roskovec,Permet, Korcë, Maliq, Pogradec,  Sarandë, Vlorë.


Nuk jane mbyllur votimet: Berat, Kucovë, Polican, Ura Vajgurore, Bulqizë, Durrës, Krujë, Shijak, Cërrik , Elbasan, Gramsh, Lushnje, Dropull, Gjirokastër, Këlcyrë, Memaliaj,


Ora 22:22 Mbyllet numërimi në qytetin e Vlorës


Ora 21:55 Përfundon numërimi në Sarandë, PS-8651 vota, PD-3346 vota, LSI-1920 vota, PDIU-758 vota


Ora 20:10 Elbasan, PD siguron edhe një mandat, PS kryeson bindshëm


Ora 20:00 Lazarati ndëshkon thellë PS, e nxjerr forcë të tretë


Ora 19: 47 Zguri inkurajon: Të tregojmë që në Shqipëri numërohet me transparencë


Ora 19:40 Nis numërimi në KZAZ 35 


Ora 19:31 Manjani: Rama e ka të gjithë tepsinë për vete, të hajë deri sa të fryhet!


Ora 19:20 Ndërpritet numërimi në KZAZ 35 në shkollën “Vasil Shanto” Tiranë


Ora 19:01 Surprizon sërish PDIU në Peshkopi, rezultatet që ndajnë 6 mandatet e Qarkut


Ora 18:45 Mbyllet votimi në Librazhd


PS 10.973, PD 2979, LSI 1228, PDIU 1557


Ora 17:44 PS mban mandatet e 2013 në Korçë, ja sa merr PD dhe LSI


Ora 17:40 A do ti marrë 18 mandate Rama në Tiranë? Kamza mbetet blu


Ora 17: 10Rama i shkëput edhe Lezhën PD-së, PS e PD me nga 3 mandate, 1 LSI


Ora 17:06 PS merr 3 mandate në Gjirokastër, PD dhe LSI nga 1 deputet


Ora 16:52 Ristani jashtë Kuvendit: I keqardhur për rezultatin, misioni i PD vazhdon


Ora 16:39 Zhgënjimi i PD në zgjedhje, Deda në krah të Bashës: Mos mendo dorëheqjen!


Ora 16:11 Mbyllet votimi në bashkinë Prrenjas


PS fituese me 6737 vota. LSI e dyta me 3044 vota, PD e treta me 2397 vota. PDIU 972 vota


Ora 13:50 Basha apel numëruesve: Mos lejoni deformim apo tjetërsim të votës


Ora 13: 45 KQZ paralajmëron komisionerët: Deri në 22:00 të keni mbaruar numërimin


Ora 12: 52: Mbyllet numerimi ne bashkine Konispol.


PS merr 2369 vota, LSI 495 vota, PDIU: 290 vota, PBDNJ: 350 vota, FRD: 38 vota.


Ora 12: 44 Burrelin e merr PS&nbp;


Ne Kzaz 16 Burrel mbyllet numërimi: PS merr 7111 vota, PD 5913 vota, LSI 2425 vota, dhe PDIU 523


Ora 12: 19 PD-së i bie edhe Klosi, fiton PS me mbi 500 vota më shumë


Ora 12: 13 Kryeson PS, por Sakja është i bindur: PD forcë e parë, unë Kryebashkiak


Ora 12:00 Numërimi i votave, qarqet ku proçesi po ecën me hapa breshke


Ora 11: 50  Exit Polli Ora News gjen pasqyrim edhe tek mediat greke


Ora 11: 47- Klosi kalon majtas 


Nis numerimi ne Diber, jane numeruar 45 kuti nga 118. Mbyllet votimi ne Klos, duke e kthyer ate ne bastion te PS


Nga te dhenat e KQZ  PS ka marre 3312 vota, PD 2770 vota, LSI 1791 vota, PDIU 497 vota.


Ora 11: 56 Ne Elbasan pezullohet numërimi në pallatin e sportit


Ora 11: 20 Skrapari nuk tradhëton Metën, forcë e parë me +1000 vota ndaj PS


Ora 11: 19   Tropoja mbetet blu pavarësisht rilindjes urbane


Ora 11: 16 KQZ denoncon tre KZAZ 


KQZ denoncon tre KZAZ që kanë pushuar numërinin  deri në orën 17:00 në shkelje të Kodit Zgjedhor duke shpërduar detyrën. Ata janë KZAZ nr 74 Përmet, KZAZ 37 dhe 31 në Tiranë   


Ora 10:40 Përmbyllet votimi në Delvinë, PS udhëheq bindshëm Vlorën


Ora 10: 12 PD mban Hasin me një diferencë të konsiderueshme ndaj PS


Ora 09: 40  Projeksioni ne qarkun Shkoder



 


Mbyllet numerimi në Pustec te Korces Shikoni fotot per rezultatet   



 


Ora 09: 05 Ne Vlore te numeruara 236 nga 447 kuti


PS 35191 vota

PD 11832 vota.

LSI 7552 vota

PDIU 1922 vota

Libra 734 vota

PKD 437 vota

Mega 435 vota


Ora 09:00 Ne KZAZ 28 Njesia Paskuqan.

Jane numeruar 18 QV nga 36 gjithsej, rezultati sipas subjekteve eshte si vijon:

1 PD 3606. 47.65%

2 PS. 2539. 33.55%

3 LSI 1099. 14.52%

4 LIBRA 93. 1.23%


Numrimi eshte nderprere per nje pushim dhe rifillon ne oren 12.


Ora 08: 49 Nis numërimi në bashkinë e Elbasanit


Në bashkinë e Elbasanit ka nisur vetëm mëngjesin e sotëm numërimi i votave. Po numërohen 3 kutitë e para. Vazhdon numërimi në Prrenjas, Librazhd, Cerrik dhe Belsh. Ndërsa në Peqin nuk ka nisur ende.


Ora 08: 45 Rama zgjohet me buzëqeshje: Kryevepër ende e pambaruar


Ora 08: 35 PS merr fitoren e parë, Puka mbyll proçesin e numërimit. Numri i votave


Ora  08:26  PS i rrëmben 1 deputet PD në Shkodër, Doshi merr mandatin e Frrokut


Ora 08: 00 Dy qarqet e vendit ku PD dhe PS ndajnë numër të barabartë deputetësh


Ora 03:27-Në Urën Vajgurore vijon procesi i numërimit, në 4 kuti rezultati është ky:


LSI 186 vota

PS 587 vota

PD 306 vota


03:25 -Të dhënat në rang kombëtar, PS mbi 50% të votave


Nga të dhënat e KQZ në rang vendi, Partia Socialiste ka marrë 45.621 vota ose 50.24%, e ndjekur nga Partia Demokratike me 24 mijë e 281 vota, ose 26.74%. Partia e tretë renditet Lëvizja Socialiste për Integrim me 15 mijë e 353 vota ose 16.91%.


PDIU renditet partia e katërt me  3 577 vota ose 3.94%, e ndjekur nga Libra me 1.10%. Të dhënat janë publikuar nga KQZ në orën 03:15.


Ora 3:21 Rezultatet në rang kombëtar, PS me 28 mandate. PD 17, LSI 9, PDIU 1


Sipas projeksioneve të deri tanishme, PS kryeson me 28 mandate deputetesh, e ndjekur nga PD me 17 deputete, LSI 9 dhe PDIU 1 deputet.


02:55- Rezultatet në rang kombëtar, kryesor PS me mbi 50%. PD ndiqet nga LSI


Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në ranga kombëtar, Partia Socialiste ka marrë deri më tani 50.01% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike me 26.99% të votave. Lëvizja Socialiste për Integrim renditet e treta në rang kombëtar me 16.67 për qind të votave. Rezultatet janë të orës 02:55.


Të dhënat minutë pas minuti nga raportimi i gazetarëve të Ora News në gjithë Shqipërinë


Ora 02:47 Procesi i numërimit në Elbasan u shty për në orën 7:00


Ora 02:40 Kzaz 13 Lezhe QV 0690- Blinisht

PD 152  vota

PS 174 vota

LSI 10 vota


Ora 02: 35 Përfundon numërimi i kutisë së parë në Poliçan

PS 107 vota

LSI 19 vota

PD 7 vota 


Ora 02:28 Në Dibër kur janë numëruar 3 kuti


PD 173 vota

PS 153 vota

LSI 29 vota 

PDIU 213 vota 


Ora 02:05 Shkolla e Kuqe, Tiranë KZAZ 38


Ka përfunduar kutia e parë:


PS 158 vota|

LSI 24 vota,

PD 97 vota

LIBRA 15 vota


Ora 02:00 Ne Kavaje procesi i numërimit pritet të fillojë në orën 3


01:47 –Rezultatet e numërimit të votave në Kolonjë, ku janë numëruar 7 qendrat e para:

PS 1002

PD 142

LSI 658                       


Devoll.5 qendrat e para:

PS 648

PD 787

LSI 111

PDIU 26

Libra 10


01:45 – Procesi i numërimit të votave ka nisur edhe në KZAZ-të 83 dhe 84 në Qarkun e Vlorës.




01:38 Në KZAZ-në numër 65 në Poliçan kanë votuar &nbp;6.942 votues nga 13 mijë e 600 votues. Janë hapur tre kutitë e para.


01:35- Dibër, hapen 8 kutitë e para


Procesi i numërimit të votave ka nisur edhe në Qarkun e Dibrës. Gazetarja e Ora News raporton se Peshkopi janë për tu numëruar 118 kuti, 8 prej të cilave janë hapur tanimë për tu numëruar. Pjesëmarrja në votime është 56.7 për qind. Numërimi ka nisur edhe në Klos dhe në Burrel.



01:35 – Në Himarë kryeson PS


Nga 39 kuti votimi në Himarë, gazetarja e Ora News reformon se janë numëruar 4 prej tyre, ku në avantazh është Partia Socialiste. Nga numërimi i derimëtanishëm, PS ka marrë 393 vota, PD 68 vota dhe LSI, 98 vota. 8 vota kanë rezultuar të pavlefshme.


01:20- Procesi i numërimit të votave nuk ka nisur ende në Kavajë, përkatësisht KZAZ-ja 42.


01.18 –Procesi i numërimit në Vlorë nuk ka nisur ende për shkak se numëruesit po trajnohen.


01.10 – Procesi i numërimit të votave ka nisur edhe në Ura Vajgurore.


Procesi i numërimit ka nisur edhe në bashkinë Dibër.



01:02 -Në Tepelenë ka përfunduar procesi i numërimit në dy kuti.


Nga numërimi rezultati del si më poshtë:


-PS 57 vota, PD 28 vota dhe LSI 5 vota në Lopas                         


-PS 90 vota, PD 8 vota dhe LSI vota 8 në fshatin Sinanaj.


Ka nisur procesi i numërimit edhe në KZAZ-në 72 në qytetin e Korçës.


00:41- Në Përrenjas dhe Belsh pritet të nisë për pak minuta procesi i votimit, ndërsa në Librazhd, Cërrik dhje Gramsh ka nisur tashmë. Elbasani dhe Peqini do të nisin numërimit sot në orë 7 dhe 8 të mëngjesit. 


Në qarkun  e Korçës përfundoi dorëzimi i të gjitha materialeve zgjedhore pa probleme.


00:30 -3 kutite e para ne Pustec. Deri tani PS 446, LSI 435, PD 257.


00:20- Pas qytetit të Durrësit, edhe KZAZ-ja 48 që i përket qytetit të Elbasanit ka vendosur që procesi i numërimit të votave të nisë nesër në mëngjes.


00:10- KZAZ-ja 58 në Fier, ka marrë në dorëzim 105 kuti votimi të qytetit të Fierit dhe Mbrostarit. Pas një pushimi të shkurtër, pritet të nisë procesi i numërimit.




 00: 07 Gazetarët e Ora News të shpërdarë në të gjithë Shqipërinë raportojnë këto të dhëna:


Në Tepelenë ka përfunduar numërimi i kutisë së parë: PS 77 vota, PD 12, LSI 12


Kryetari i KZAZ- së me numër 64 në Berat Gent Zëre konfirmoi se proçesi i numërimit do të nis rreth orës 1:00 me tetë grupe numërimi.





23:50 -Rreth orës 23:50 minuta, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur pjesëmarrjen në rang vendi për 45.55 për qind të kutive të votimit ose 2496 qendra. Sipas KQZ-së, pjesëmarrja për këto qendra është 45.17%.



23:40 -Pustec, kryesor LSI-ja


Ka nisur procesi i numërimit të votave në bashkinë minoritare të Pustecit, ku sipas të dhënave paraprake kryesore Lëvizja Socialiste për Integrim. Pusteci është KZAZ-ja 3751.


23:38 –Në qytetin e Durrësit, komisionerët e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste kanë bërë marrëveshje që procesi i numërimit të votave të nisë nesër në mëngjes. Procesi do të nisë në orën 7 të mëngjesit ku do të numërohen 460.


23:34 –Procesi i numërimit të votave ka nisur edhe në Tepelenë.


23:30 –Procesi i numërimit të votave nuk ka nisur ende në Gramsh, Cërrik, Përrenjas në Qarkun e Elbasanit.


23:25  –Në KZAZ 35 në Tiranë me 95 qendra votimi që i përket zonës së Vasil Shantos ka përfunduar dorëzimi i kutive.


23:20  -Nis numërimi i votave në Has. 


23:17  Gazetarët e Ora News të shpërdarë në të gjithë Shqipërinë raportojnë këto të dhëna:


Më Himarë ende nuk ka nisur numërimi.


Në Elbasan KZAZ 47 ende nuk ka grumbullur kutitë


Në Elbasan KZAZ 48, 49, 50 ka grumbulluar kutitë, priten numëruesit për të filluar procesin e numërimit


23:00 Gazetarët e Ora News të shpërdarë në të gjithë Shqipërinë raportojnë këto të dhëna:


Në qarkun e Kukës përfundoi pa probleme dorëzimi i materiale zgjedhore.


Në Shkodër përfundon dorëzimi i materialeve të 45 qendrave në  KZAZ 5


Në Shkodër përfundon dorëzimi i materialeve të 47 qendrave në  KZAZ 3


Në Pustec janë hapur tre kutitë e para


Në KZAZ Kavaja, numërimi pritet të fillojë pas orë 24:00


Në Gramsh, Librazhd dhe Përrenjas nuk ka nisur ende procesi i numërimit


Në gjithë qarkun e Gjirokastrës nuk ka nisur ende procesi i numërimit.


Në Pukë nuk ka nisur ende procesi i numërimit.


Në Fier mendohet që të nisë procesi i numërimit në orën 00:00.


Në Lezhë nuk ka nisur ende procesi i numërimit.


Në Elbasan nuk ka nisur ende procesi i numërimit.


Në qarkun Durrës ka përfunduar dorëzimi i materialeve.


Klikoni ketu per tu informuarZgjedhjet, mbi 2000 QV të numëruara: PS 75 mandate, PD 42, LSI 20


Klikoni ketu per tu informuarExit Poll-i kombëtar: PS merr 45-49 % te votave, PD e dyta, LSI e treta


Klikoni ketu per tu informuarMinute pas minute te gjitha zhvillimet ne diten e zgjedhjeve 25 qershor 2017


 


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter