E dini se nga lëkura e kërpudhës mund të realizoni këpucë, çanta madje dhe kapele?! Po kjo është e mundur tashmë në Itali nga kompania e prodhimit Muskin.
Muskin është një lëkurë ekstrakti nga kapelja e kërpudhës dhe që mund të punohet njësoj si lëkura e kafshëve.
Kjo lloj lëkurë bimore mund të përkufizohet si një material unik në botë.
Lëkura e kërpudhës përfaqëson një alternativë interesante nga lëkura origjinale e kafshëve dhe me atë mund të prodhohen këpucë, kapele, çanta, rripa për orën e dorës, e të tjera aksesorë veshjesh.
Muskin është një lëkurë bimore jo toksike dhe gjithashtu mund të përdoret pa probleme për të realizuar aksesorët e dëshirueshëm.
Sipas kompanisë kjo lloj lëkure është në gjendje që të thithë lagështinë dhe më pas e çliron atë, kështu që nuk favorizon përhapjen e baktereve.