Adnan Januzaj pa sesi karriera e tij premtuese në futbollit të merrte një rënie drastike pas shpërthimit te Manchester United. Talenti nga Kosova si për ironi të fatit vuajti probleme me ekipet ku luajti dhe u huazua qëkur vendosi të përfaqësonte Belgjikën në arenën ndërkombëtare. Në disa vjet distancë nga vendimi kontrovers i ndikuar nga babai i tij Abedini, mesfushori tani iu rikthye kësaj çështjeje. Për Januzajn në Shqipëri dhe Kosovë ndahen mes epiteteve Heroi ose tradhtari.


Unë jam i lindur në Belgjikë dhe u rrita atje prandaj zgjodha Belgjikën. Është vendi ku unë kam lindur, është vendi im. Ishte një vit i shkëlqyer për mua në kombëtare, por më pas gjithçka u bë e vështirë. Tani shpresoj që të kem një vend te Belgjika në Botërorin e Rusisë në 2018″, tha mesfushori që tani luan te Real Sociedad.


Në një prej rasteve unike në botë, Adnan Januzaj kishte mundësinë të përfaqësonte plot 5 kombëtare, Belgjikën, Shqipërinë, Kosovën, Turqinë e madje dhe Anglinë për shkak të rezidencës prej 5 vjetësh. Pas shumë diskutimesh, futbollisti zgjodhi vendlindjen e tij dhe jo origjinën.


26 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)