Po sikur Kazuyoshi Miura të ketë zbuluar eliksirin e rinisë së përjetshme? Sulmuesi japonez, i lindur në vitin 1967 edhe një herë e befasoi botën duke rinovuar kontratën e tij me Yokohama FC dhe po përgatitet të luajë sezonin e tij të 34-të profesional.


Thuajse 52 vjeç, do ti mbushë në shkurt, Miura, i cili gjithashtu luajti në Itali me fanellën e Genoa në mes të viteve 1994 dhe 1995, do të vazhdojë të zbresë në fushat e J2-League (divizioni i dytë) në Japoni dhe është shumë entuziast: “Kam rinovuar kontratën për sezonin 2019. Falënderoj të gjithë për mbështetjen që më kanë treguar gjithmonë.


Unë jam shumë mirënjohës për të gjithë. Unë do të marr pjesë në shumë ndeshje, nuk dua të humbas për një minutë, për një sekondë asgjë. Unë mendoj se dua të përballoj futbollin ballë për ballë dhe të shkoj në trajnime çdo ditë me forcën maksimale “, tha ai duke komentuar vendimin e tij.


11 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)