Japonia është shprehur pro ashpërsimit të sanksioneve ndaj Penianit, si përgjigje ndaj fundosjes së anijes ushtarake koreano-jugore “Cheonan”.

Masat e reja, mes të cilave ajo për ndërprerjen e shkëmbimit tregtar mes dy vendeve, janë njoftuar nga sekretari Hirofumi Hirano.

Ndërkohë, rezidentët e Veriut në Japoni do të jenë të detyruar t’u kërkojnë leje autoriteteve japoneze për dërgesat mbi 3 milionë jen drejt Penianit.

Mbytja e anijes koreano-jugore në ujërat territoriale të detit të Verdhë ka shkaktuar një ndarje në radhët e faktorit ndërkombëtar.

Shtetet e Bashkuara kanë dalë hapur kundër veprimit të Koresë së Veriut duke paralajmëruar sanksione, ndërsa Rusia i ka dalë në krah Penianit, duke njoftuar edhe zhvillimin e një stërvitjeje ushtarake pranë Koresë së Veriut.