Akuza, kundërpërgjigje dhe batuta mes ministrit të Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri kreut të LIBRA-s Ben Blushi në seancën e sotme plenare në Kuvend.
Sapo nisi të fliste nga foltorja e Parlamentit Blushi, lëshoi akuza në drejtim të qeverisë, të cilat u replikuan nga Gjinkuri.
Ky i fundit u shpreh i zhgënjyer për faktin se Blushi kësaj here nuk recitoi ndonjë poezi.
Kaq ka mjaftuar që deputeti të marrë fjalën dhe ta thotë një bejte: O burra o trima, hoqët gozhdën, ngeli vrima, ndërsa i drejtohej dhe kryeministrit Rama.
Kjo shprehje ka shkaktuar të qeshura në sallë, ku mes tyre ishte dhe Rama, i cili kërkoi që Blushi ta përsëriste dy herë bejten.
DIALOGU:
Gjiknuri: Prisja ndonjë poezi
Blushi: Meqenëse se doje poezi. Ja po ta them: O burra o trima, hoqët gozhdën, ngeli vrima
Gjiknuri: Prisja më mirë se kjo bejte.
Ndërhyn Rama: Lerë, lëre ta thotë sërish.