(ALBANIA SPORT) – Shkumbini triumfoi 2-1 ndaj Vllaznisë, falë dyu dy golave të realizuara nga dy blerjet dimëror Ferjoz Shënaj e Altin Gërboviç në ndeshjen hapëse të javës së 18-të të Kategorisë Superiore dhe të vitit 2010, në një takim shumë emocionues për të dy trajnerët Daiu e Martini. Të dyja skuadrat e luajtën gjithë pjesën e dytë me nga dhjetë lojtarë, pas ndëshkimit të sulmuesit të Shkumbinit, Erjon Mustafaj dhe qendërmbrojtësit të Vllaznisë, Blaze Rajoviç,
Në ndeshjen e fundit në fushën e saj, Shkumbini kishte shkatërruar Dinamon 4-0 (19.12.2009), me një “poker” shumë të diskutuar për shkak të gjëndjes problematike të terrenit, ndërkohë që ndaj Vllaznisë, për herë të fundit në përballjen direkte bardhekaltërit kishin humbur 1-2 (02.05.2009), një motiv më shumë për formacionin e Përparim Daiut për ta nisur me këmbën e mbarë pjesën e dytë të sezonit ku të dyja skuadrat luftojnë për të qenë gjashtë vendet e para në përfundim të fazës së dytë.
Të dyja skuadrat rreshtuan formacionet më të mira të mundshme, duke hedhur në fushë edhe disa nga blerjet gjatë merkatos dimërore. Heroi i takimit ishte Ilirjan Çaushaj, mesfushori inteligjent i Shkumbinit, i cili dhuroi edhe dy asistët e golave të peqinasve në revanshin ndaj Vllaznisë, që nga ana e saj kishte fituar 2-0 në fazën e parë në “Loro Boriçit”.
Pas një faulli të shkaktuar nga Bekim Bala (karton i verdhë për sulmuesin shkodran nga gjyqtari Kridens Meta), fantazisti Ilirjan Çaushaj ekzekutoi një goditje të lirë dhe mesfushori gjirokastrit, Fejzo Shënaj, i ardhur gjatë merkatos dimërore të peqinasve nga Kastrioti, shënoi me kokë në minutën e 34-t duke mposhtur Ilion Likën, në debutimin e tij të parë me fanellën e Vllaznisë. 1-0 për Shkumbinin.
Në përfundimin e pjesës së parë, sulmuesi i Shkumbinit, Erjon Mustafaj dhe qendërmbrojtësi Blaze Rajoviç, u ndëshkuan me kartonë të kuq nga gjyqtari Meta për shkak të një incidenti midis tyre.
Asist i Ilir Nallbanit, Ndriçim Shtubina me kokë mposhti në minutën e 56-të portierin peqinas Ilirjan Bejte, dhe barazuar dhe barazuar ndeshjen.
Pas vetëm dhjetë minutash ishte sërish përmetari i Shkumbinit, Ilirjan Çaushaj, ai që dha pasin e artë për sulmuesin boshnjak Altin Gërboviç, një tjetër blerje e peqinasve t’i japë për herë të dytë avantazhin Shkumbinit, qysh në prekjen e parë të pasuesit të Roland Dervishit (tashmë te Elbasani) në vijën e parë të formacionit të Përparim Daiut.
Gërboviç pati një mundësi të artë për të shënuar golin e tretë të Shkumbinit, por topi i goditur prej tij qethi shtyllën duke përfunduar jashtë portës së mbrojtur nga ish-portieri i Kombëtares, Ilion Lika.
Shkumbini regjistroi fitoren e shtatë sezonale (që të gjitha Peqin), ndërkohë që Vllaznia pësoi humbjen e shtatë në transfertë në nëntë ndeshje (asnjë fitore jashtë Shkodrës). Klubi shkodran dëshmoi se edhe me fuqizimin e vijës sulmuese me boshnjakun Sead Haxhibuliç e ka të vështirë të fitojë.
Kjo ishte edhe fitorja e 15-të jubilare e Shkumbinit, në 41 ndeshje në total me Vllazninë (20 fitore, 6 barazime).
Kategoria Superiore
Java 18-
23.01.2010
Shkumbini-Vllaznia 2-1
Shënues: Fejzo Shënaj 34’ , Altin Grbovic 66’ / Ndriçim Shtubina 56’
Kartonë të kuq: Erjon Mustafaj (SH) 45’/ Blaze Rajoviç (V) 45’
24.01.2010
Flamurtari-Besa 13:00
Laçi-Teuta 14:00
Gramozi-Apolonia 14:30
Skënderbeu-Kastrioti 14:30
25.01.2010
Tirana-Dinamo 14:00
RENDITJA, JAVA 18
1 Dinamo 17 42
2 Besa* 16 30
3 Tirana 17 29
4 Apolonia 17 25
5 Teuta 17 25
6 Shkumbini** 18 24
7 Laci 17 21
8 Kastrioti 17 19
9 Vllaznia** 18 19
10 Skënderbeu* 16 15
11 Flamurtari 17 15
12 Gramozi 17 15
*Një ndeshje më pak
**Një ndeshje më shumë
SEZONI 2009-2010
Faza e parë
Java 7: Vllaznia-Shkumbini 2-0
Faza e dytë
Java 18. Shkumbini-Vllaznia 2-1
SHKUMBINI NË SHTËPI
Java 2 Shkumbini-Besa 1-2
Java 6 Shkumbini-Teuta 4-1
Java 4 Shkumbini-Kastrioti 1-0
Java 9 Shkumbini-Laçi 1-0
Java 11 Shkumbini-Skënderbeu 1-0
Java 12 Shkumbini-Gramozi 1-1
Java 14 Shkumbini-Apolonia 3-0
Java 16 Shkumbini-Dinamo 4-0
Java 18 Shkumbini-Vllaznia 2-1
Bilanci: 9 ndeshje; 7 fitore, 1 barazime, 1 humbje. Golaverazhi: 18-5
VLLAZNIA NË TRANSFERTË
Java 1. Besa-Vllaznia 2-0
Java 3. Kastrioti-Vllaznia 1-0
Java 5. Teuta-Vllaznia 1-0
Java 6. Flamurtari-Vllaznia 2-0
Java 8. Laçi-Vllaznia 3-1
Java 10. Skënderbeu-Vllaznia 1-1
Java 13. Apolonia-Vllaznia 1-1
Java 15. Dinamo-Vllaznia 4-2
Java 18. Shkumbini-Vllaznia 2-1
Bilanci: 9 ndeshje; 0 fitore, 2 barazime, 7 humbje. Golaverazhi: 6-17
Burimi: Albania-sport.comE Shtune, 23 Janar 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili