Meterologët parashikojnë mot kryesisht të kthjellët. Situata nga zjarret vijon te mbetet problematike. Ata u bëjnë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes dhe të mos shpërdorojnë ujin.


Për të gjithë ju që jeni duke pushuar ka një lajm të mirë, ditët në vijim parashikohet mot i kthjellët dhe i ngrohtë.


Gjatë kësaj jave reshje të izoluara shiu do të ketë kryesisht në terrene malore, gjatë orëve të pasdites.


Temperaturat pritet të kenë një rritje graduale ndërkohë që situata e erës vijon të mbetet problematike por duke filluar nga dita e nesërme pritet të ketë një rënie të forcës së saj.


Situata e rrezikut nga zjarret vazhdon të paraqitet e rëndë kryesisht në pjesën veri-perëndimore dhe në perëndim të vendit.


Në ditët në vijim rreziku do të vijë duke u përhapur gradualisht drejt jugut dhe lindjes duke arritur pikën më të nxehtë ditën e djelë, si në përhapje dhe në intesitet.


Aktualisht ka mungesa të rezervave ujore për shkak të thatësirës së tejzgjatur nga muaj tetor i vitit të shkuar deri në muajin qershor të këtij viti.


Situata do të vijë duke u përkeqësuar, për shkak të parashikimit të thatësirës përgjatë verës në të gjithë territorin.


Rekomandohet përdorimi i kujdesshëm i sasive të ujit për shkak të përkeqësimit të situatës deri në muajin shtator.


/Oranews.tv/


 


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter