• Instituti i Monumenteve të Kulturës ka çelur dje javën e monumenteve me temë: “Të njohim monumentet e kulturës”.

Nga sot, kjo javë do të jetë e mbushur me veprimtari të ndryshme njohëse, informuese, promovese të parqeve arkeologjike, DRMK-ve dhe IMK. E për këtë sot, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar do të çelet ekspozita me titull “Berati në UNESCO”. Ndërkohë më 16 prill, në një nga sallat e IMK-së do të paraqitet tema “Shkolla e restaurimit dhe monumentet e kulturës në Shqipëri”. Një ditë më vonë, por në Institutin e Monumenteve do të prezantohet “faqja e internetit”. E në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve, më 18 prill, do të hapet ekspozita fotografike “Monumentet e Shqipërisë”, gjatë së cilës do të realizohen veprimtari në qytete të ndryshme, si në Berat, Gjirokastër, Korçë, Shkodër, Lezhë, Krujë, Apoloni, Butrin, Elbasan etj.