Policia e Durrësit ka publikuar paraditen e sotme pamjet e aksionit të forcave speciale RENEA dhe FNSH në fshatin Nikël, ku u banda kriminale me veprim që nga viti 1998 e njohur si Grupi i Niklës.


Policia e Shtetit ushtroi kontrolle në banesa të përdorura prej personave të dyshuar si anëtarë te grupeve kriminale. Gjatë këtij operacioni u shoqëruan një numër personash dhe u arrestuan 5 shtetas.


Ata janë:



  • L. H. 67 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, i dënuar më parë;

  • M. H. 27 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, i dënuar më parë;

  • Y.Ç. 42 vjeç, banues në fshatin Nikel, Krujë, i dënuar më parë;

  • S.L. 34 vjeç, banues në fshatin Larushk, Krujë;

  • V.B. 32 vjeç, banues në Larushk, Krujë.


Gjithashtu janë sekuestruar armë, municione, mjet të blinduar, euro, dollarë e lekë si dhe sende të tjera të poseduara në mënyrë të paligjshme.


 






Ja pamjet e ndërhyrjes së Forcave të Policisë së Shtetit gjatë operacionit në Nikel të Krujës ku u arrestuan 5 persona dhe u sekuestruan armë, municione dhe sende të tjera.


Gepostet von Drejtoria Vendore Policise Durres am Donnerstag, 13. September 2018



Konkretisht janë sekuestruar:



  • 2 armë zjarri pistolete

  • 4 armë gjahu e pushke sportive;

  • 5 armë të ftohta;

  • sasi fishekësh

  • 4 palë dylbi

  • 1 radio transmetuese;

  • 39 000 Euro;

  • 1 200 dollarë amerikanë ;

  • 2 900 000 lekë të reja;

  • 8 aparate celularë;

  • 1 automjet i blinduar etj.


Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Mbajtja pa leje të armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve të ftohta” dhe “Pastrimi i Produkteve të veprës penale” parashikuar në nenet 278/2, 279 dhe 287 të Kodit Penal.


13 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)