eniNjë zënkë mes kolegësh ka ndodhur sot në ambientet e TV Klan, ku fillimisht nisi mes debatesh verbale për të përfunduar më dhunë fizike.


Burime të Express, të pranishëm në vendin e ngjarjes, raportojnë se drejtuesi i emisionit investigativ STOP, Sajmir Kodra ka qëlluar me shpullë pas një debati verbal, gazetarin e ABC News Eni Shehu.


Gjatë drekës së sotme drejtuesi i emisionit STOP ka qenë i ulur në kafen e Klanit siç njihet ndryshe ambjenti në fjalë bashke me disa persona të tjerë që me shumë gjasë ndodheshin aty për të përgatitur ndonjë temë investigimi.


Aty pranë ka qenë i ulur në një tjetër tavolinë, gazetari i ABC Neës Eni Shehu, së bashku me kryeredaktoren e emisionit STOP, Valbona Kurti.


Kodra ka vënë re në një moment gjatë bashkëbisedimit me njerëzit që kishte në tavolinë, se gazetari Eni Shehu po e xhironte me celularin e tij dhe kjo duket se e ka nervozuar tej mase Sajmir Kodrën i cili i është drejtuar gazetarit Shehu me fjalët: Je mësu me ato të tjerët ti po unë të bëj atë që sa ka bërë njeri, duke e shoqëruar të gjithë dialogun verbal edhe me sharje të rënda.


Më pas në këtë e sipër Kodra edhe e ka qëlluar me shpullë gazetarin Shehu duke e rrëzuar për tokë.


Situata e krijuar në kafen e Klanit ka qenë vërtetë e nderë dhe për një çast ka pllakosur heshtja ndërkohë që e gjithë skena ka filluar dhe ka mbaruar aty.


Raportohet se për këtë incident, gazetari Eni Shehu ka vënë në dijeni drejtorin e Informacionit të ABC Neës, Armand Shkullaku dhe akoma më tej Aleksandër Frangaj.