Genet zuri vend ne jete e letersi ne nje kontrast te dhunshem me shoqerine. Duke vjedhur lypur e duke prostituuar arriti ne ate zone ku dhunimi i cdo ligji eshte shenje renieje e ne te njejten kohe edhe arsyeja enigmatike e kerkimit te se bukures dhe sublimes ne dimensionin e se neveritshmes. Eumlshte pikerisht kjo sfida e Genet izolimi i momenteve te bukura aty ku per mentalitetin e perbashket duket se ka vetem pisllek e degradim. Ai eshte nje i izoluar asnje mundesi komunikimi nuk mund te arrihet. Nga njera ane eshte shoqeria me ligjet e veta te pathyeshme nga ana tjeter ai qe i thyen ato dhe asnje ure letrare nuk mund ti bashkoje. E gjen kete menyre te jetuari te Genet ne faqet e Ditarit te hajdutit. Pikerisht aty shkrimtari francez evokon rinine e tij neper rruget e Barcelones Brnose Anverses dhe shume qyteteve te Europes ne te cilat frekuenton bare e lokale te ndyra ne shoqerine e botes se krimit me te cilet ndan fatin krevatin aventurat ne nje kontekst ne te cilin vlerat dalin ne siperfaqe e ne kete menyre edhe imoraliteti me skandaloz merr kahjen e fitores edhe per ata qe shoqeria njerezore i ka perjashtuar duke i quajtur te padeshirueshem. Ndersa kryen ngjitjen drejt poshterimit Genet shfaq nje vitalitet te madh edhe pse te deshperuar duke shetitur neper te gjithe Europen nga Spanja ne France Cekosllovaki Serbi Shqiperi Itali etj. Ne te gjitha keto gjendet koherenca e nje shenjti ne te kundert nje shenjteri e panjohur aq sa Sartri e titulloi librin e tij kushtuar shkrimtarit francez Saint Genet duke shfaqur etjen absolute te bekimit shpirteror te tij te cilen e perfton permes thyerjes se dhimbshme te cdo rregulli. E dhimbshme sepse e tille eshte e keqja tek Genet nje nevojshmeri dhe nje mallkim sigurisht edhe nje liri e rrezikshme qe perballet me perjashtimin nga zinxhiri njerezor.


Jean Genet lindi ne Paris me 19 dhjetor te vitit 1910 dhe nderroi jete ne Paris me 15 prill te vitit 1986. Ai ishte jo vetem shkrimtar por edhe dramaturg e poet nder me te diskutuarit e lsquo900-s. Tek ai jeta dhe vepra gershetohen thellesisht deri ne ate pike sa dallimi mes episodeve te shpikura dhe eksperiencave te jetuara realisht nga autori eshte shume i veshtire te behet. E gjithe kjo gjen vend sidomos tek autobiografia e shkruar ne forme romani Ditar i hajdutit 1949 ne te cilen Genet rrefen historine e vetes hajdut dhe homoseksual ndersa ben vagabondin neper Europen e viteve lsquo30-te. Ne romanet dhe ne dramat e tij e mira dhe e keqja gershetohen dhe kompletohen dhe erotizmi i filtruar nga nje deshire e pafshehur asnjehere shprehet permes personazheve te cuditshme te dhunshem e ndonjehere edhe te korruptuar. Jean Genet bir i paligjshem i nje prostitute u rrit ne nje familje biresuese pas vdekjes se nenes kur ishte vetem shtate muajsh. Deri ne kohen kur edhe nena biresuese nderron jete ai rritet si nje femije normal dhe teper i edukuar. Me pas ne moshen 13-vjecare Genet nis nje karriere kriminale qe e con shpesh pas mureve te burgut Mettray nje vend me nje kod te eger te brendshem e ku formohet shpejt edhe personaliteti i Jean dhe ku gjen fillesat shprehja e tij homoseksuale. Ne moshen 32-vjecare teksa gjendet ne burg shkruan romanin Notre Dame des Fleurs. Ia zbulojne ne qeli doreshkrimin dhe ia grisin. Genet e rishkruan dhe arrin ta nxjerre librin prej burgut. Cocteau dhe Sartri e lexojne dhe e vleresojne se tepermi. Nis ne kete menyre te krijohet nje levizje e mendimit intelektual i cili kerkon qe Jean te lirohet prej burgut. Papritmas Genet gjendet ne qender te vemendjes. Shkruan pese romane para se te bjere ne nje heshtje krijuese qe zgjat per dekada. Pastaj papandehur rishfaqet. Kthehet ne qender te interesit letrar me shkrimin e dramave teatrale qe vihen ne skene me nje sukses te jashtezakonshem.


Genet deri ne fund te jetes se tij jetoi neper dhoma hotelesh shpesh te ndodhura prane stacionesh duke udhetuar vetem me nje valixhe te vogel ne dore mbushur me letrat e miqve e doreshkrimeve te tij. Nderroi jete ne moshen 75-vjecare. Trupi prehet ne Marok.