Ndryshe nga tubimet e mëparshme, protesta e sotme e opozitës ka nisur me tensione, kryesisht para godinës së Ministrisë së Brendshme ku ka pasur më shumë forca policie se zakonisht.


Aty janë shënuar disa përplasje midis banorëve të Astirit, të cilët kanë tentuar disa herë të çajnë kordonin e policisë, duke provuar të hyjnë në zonën e pedonales Murat Toptani.


Protestuesit jelekportokallinjë kanë filluar të këndojnë edhe këngë kundra kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm.


Hajde ta rrëzojmë Edin e Kristaqit. Na u mbush Shqipëria magazinë hashashi, kanë kënduar në kor banorët e Unazës së re.


Edvin, hajdut, kazan, legen, kanë qenë disa nga thirrjet e protestuesve.


Protestuesit gjithashtu kanë thirrur në kor në momentin që në Ministrinë e Brendshme ka hyrë një delegacion holandez: Sandër Lleshi, dil te sheshi.