Nga Express më 28 korrik 2011 në ora 16:30
Qeveria e Qipros ka dhënë dorëheqje, për shkak të trysnisë së fuqishme që të bëhet rikonstruimi i kabinetit, pas vdekjes së 13 personave, pas një shpërthimi në një bazë ushtarake.
Zëdhënësi i qeverisë theksoi se presidenti i Qipros, Demetris Christofias, ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe shtoi se 11 anëtarët e kabinetit do të qëndrojnë në funksionet e tyre deri në momentin e rikonstruimit, i cili pritet të fillojë gjatë ditëve në vijim.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Qipros, Atanasios Orfanides, deklaroi javën e kaluar se vendit ndoshta do ti nevojitet ndihmë financiare, nëse nuk ndërmerren masa për tu përballur me pasojat e shpërthimit më 11 korrik, i cili ka çrregulluar furnizimin me energji elektrike në gjysmën e territorit të ishullit.