14182300_10210383970385792_1747812255_nGjet Ndoji :Kam punuar pa asnjë fond shtesë


Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Gjet Ndoji, ka dhënë dje dorëheqjen pas gati tre vitesh në këtë pozicion. Lajmi e largimit nga arkivat shqiptare ai e bëri të ditur në një njoftim në faqen e tij zyrtare në Faceebook. Ai erdhi në krye të arkivave tre vjet më parë duke zëvendësuar historianen Nevila Nika. Dhe pse figura e tij ka qënë e kontestuar shpesh nga ana e opozitës, Ndoji thotë se po largohet duke lënë pas disa vepra të kryera në këto vite. Në vend të tij është emëruar Ardit Bido ish këshilltar i PDIU-së. Institucioni i memorjes ka një shërbim më të mirë e më të shpejtë për qytetarët (nga 90 ditë që ishte afati i përgjigjes për tu shërbyer qytetareve, sot qytetarët e studiuesit e marrin përgjigjen vetëm për 12 ditë) .Në ketë mënyre ne ndërtuam një sistem efikas ku sekserët dolën jashtë loje, ndërsa qytetarët nuk kanë më nevojë për ta , as për miq të tjerë për të marrë shërbimin tek DPA(Mirënjohje punonjesve të shërbimit dhe atyre të sektorit të ruajtjes për punën e bërë me përkushtim, thotë Ndoji. Sipas tij në këtë tre vjeccar arkivat shqiptare kanë përfituar fonde dokumentare me rendësi historike kombëtare. Kjo ka ndodhur për shkak të vendosjes se marrëdhënieve të ngushta të bashkëpunimit me Arkivat e Turqisë, Maqedonisë ,Malit te Zi, Vjenës, Londrës, Kalabrisë, etj (Kemi përfituar mbi 30 mijë dokumente ….nga këto vlen të veçojmë 57 regjistrat nga fondi i Tahireve në Arkivin Otoman të Stambollit. etj), thotë ai. Sipas Ndojit institucioni është në një gjendje më të mirë dhe në vendruajtje e tij. Kemi një godinë të re në ASHV Berat,të përfituar nga Ministria e Mbrojtjes, në qendër të qytetit të Beratit…po kështu në qytetin e Korçës. Sot kemi një gjendje të përmirësuar edhe në vendruajtjet tjera ,pas riparimeve e rregullimeve, pa patur asnjë fond shtese nga askush, por vetëm me fondet minimale që buxheti i DPA, kaq sa për të mbajtur në “këmbe” institucionin, thotë Ndoji.