Izraeli ka zbuluar dhe shkatërruar një tunel të ri që përdorej nga Hamasi dhe që nga Khan Younes, qendër e Rripit të Gazës, përshkruante për 200 metra në territorin hebraik.


Sipas një zëdhënësi ushtarak, galeria ishte e përshtatshme për sisteme të sofistikuara për të lejuar kalimin drejt Izraelit dhe për të sulmuar ushtarët dhe popullatën. Nuk kërkojmë një përshkallëzim të situatës, – kanë thënë autoritetet izraelite, – por duhet të mbrojmë civilët tanë dhe nuk do të pranojmë shkelje të sovranitetit tonë.


Ndërkohë, kryeministri Benjamin Netanjahu ka dënuar qëndrimin e vendeve të Bashkimit Europian, të cilët kanë dënuar njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit. Ai u shpreh se nuk e pranon hipokrizinë e Europës e cila vepron me dy standarde.


Respektoj Europën por nuk jam i gatshëm të pranoj standardin e saj të dyfishtë. Në këtë mënyrë kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka komentuar qëndrimin e vendeve europiane lidhur me çështjen e Jeruzalemit. Netanjahu, ka shpjeguar se ka dëgjuar nga Europa zëra që dënojnë vendimin historik të presidentit amerikan, Donald Trump, por një gjë të tillë nuk e kanë bërë për lëshimet e raketave kundër Izraelit dhe nxitjen e tmerrshme kundër shtetit hebre. Nuk pranoj këtë hipokrizi, tha kryeministri izraelit.


Shefi i qeverisë së Tel Avivit, i cili do të takohet me presidentin e Francës, Emanuel Makron përpara se të udhëtojë për në Bruksel, theksoi se do të paraqesë në këto vizita të vërtetën e Izraelit me kokën lart.


Ndërkohë, rikthimi i dhunës dhe përleshjeve në Lindjen e Mesme erdhi pas vendimit të Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Bilanci mbetet tejet tragjik, 4 palestinezë janë vrarë nga policia e izraelit. Gjithashtu nga përleshjet kanë mbetur të plagosur mbi 750 persona


10 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)