Mbreti arriti në Stamboll me 1 Maj 1939, herët në mëngjes. Ishte I shoqeruar nga shumica e Ministrave, disa oficere dhe familja e tij. Z. Xhaxhuli u nis nga Ankaraja me avion qe ta pristë. Unë nuk vajta sepse duhej qe dikush të rrinte në legatë.Gjenco D. Naçi ish diplomati I Zogut tregon në kujtimet e tij kohët e kaluara të Mbretit Zog në Stamboll. Ja ccfarë shkruan ai:  Në këtë kohe dhe në vazhdim pata rastin të bisedoja gjëre e gjatë me Dr. Seit Bilalin mbi gjendjen dhe mbi qëndrimin qe mbajtur. Jam I mendimit se në çështje të tilla njeriu nuk duhet të vendose tërësisht vetë, sepse janë vetëm çështje personale dhe vendimi I një personi mund të këtë pasoja edhe për të tjerë. Kështu qe, me sa kam pasur mundesi, kam dashur të veproj në përputhje me mendimet e shumices se shqipëtareve. Kjo mund të quhet si mungese kurajoje. Mendoj se shumë herë duhet me shumë kurajo të pajtosh idetë e tua me ato të të tjerëve për hire të interesit të përgjithshëm, se sa të vendosesh në opozitë të veçuar dhe të pafrytshme. Natyrisht nuk flas Këtu mbi pika parimi dhe morali mbi të cilat njeriu nuk duhet të bisedoje fare, sepse duhen pranuar nga të gjithë si aksiome. Fjalën e kam me shumë rreth pikave qe kanë të bëjnë me taktiken politike. Dr. Bilali qe I vetmi shqiptar me të cilin kasha një afrim ideshe në Ankara, duke qenë se kishte qenë dikur kundërshtar I regjimit dictatorial dhe e pesoi për idetë e tij. Biseda jonë mund të përmbidhet Kështu- arsyeja e donte qe Mbreti dhe qeveria të mbajnë qëndrimin e një qeverie në megrim qe përfaqeson popullin dhe shtetin e roberuar. Duheshin ndjekur praktikat qe u zbatuan në luftën e pare botërore, kur v.f. qeveria serbe mbajti një qëndrim të tillë, një qëndrim analog u mbajt nga Perandori etiopian qe nga pushtimi I Etiopise. Për mua ishte një çështje ndërgjëgjëje. Kasha qenë gjithnjë në heshtje kundra regjimit. Tani a duhej të bashkohesha me kryetarin e atij regjimi, me të cilin nuk me lidhtë asgjë, po ti mohoja patriotizmin, ose duhej me u ndare dhe me luftuar kundër fashizmit të huaj dhe kundra regjimit me sa kisha fuqi. Mendimi i im i mëparshem mbi ndjenjat kombëtare të Mbretit dhe të njerëzve të tij ishte tronditur thellesisht. Në fund të fundir keta njerëz , po të donin, e kishin pasur në dore për të ndenjur në Tiranë nën mbrojtjen e Italisë. Ky ishte qëndrimi qe kishin kujtuar se do të mbanin. Përkundrazi, me gjithë rrethanat e veçanta personale (gjendja e Mbretërëshes dhe e Princit të porsalindur), Mbreti preferoi të mos nënshtrohej. Në atë kohe nuk munda ta shpjegoj ndryshe këtë qëndrim përveç se me ndjenja patriotike të Mbretit, të cilit, kur u mbush kupa e koncesionëve, e gituan mbi çdo gjë tjetër. Pra, duhej pranuar se ky njeri qe një patriot i vërtetë. Këtë mendim shprehi atëherë edhe Dr. Bilali. Po të pranohej ky themel, atëherë duhej qe kundërshtimet politike të liheshin mënjanë sepse shqiptarët e mergimit e kishin për detyrë qe të bashkoheshin të gjithë dhe të shikonin se çmund të behej. Idetë e kundërta, do me thënë luftimi jashtë shtetit në dy frontë kundra fashizmit të huaj dhe kundra regjimit, mund të arsyetohet teorikisht. Një ide e tillë u propozua shumë herë gjatë viteve të mergimit. Por kur të tregoj rreth kësaj pikë do të provoj se as përkrahesit e kësaj ideje qenë idealistë të vërtetë. Ideja nuk ishte pranuar nga shumica e mergimtareve. Taktikisht, një politike e tillë nuk mund të sillte ndonjë fryt për çështjen kombëtare dhe biles as për çështjen e demokracise në Shqipëri. Nga ana tjetër, për kohen për të cilen po tregoj tani, një qëndrim ishte komplet jashtë realitetit, sepse do të ishte një qëndrim mohues, personal, pa fuqi dhe pa anëtare të organizuar. Përfundimi i tij do të ishte qe të shkaktonte, siç ndodhi me vonë, ndarjen e shqipërtareve në një kohe kur duhej bashkimi i të gjithëve. Një përgjëgjësi i tillë nuk mund ti takontë asnjë njeriu i cili nuk do të ishte i sigurt se kishte influence të madhe dhe mjete të forta. Në atë kohe mendonim se një luftë e përgjithshme ishte një gjë e sigurt dhe ishim të bindur se Italia do të diltee humbur dhe se do detyrohej të leshontë Shqipërinë. Ishte e domosdoshme qe në atë luftë Shqipëria të jepte ndihmën e saj, sa do të vogël, duke u përfaqesuar prej një organi kombëtar, në mënyrë qe në Konferencen e Paqes të kishte të drejtë të brontë interesat e saj. Këto qenë disa nga arsyet pse duhej vazhduarfiksioni ligjor i shtetit shqiptar.


Po të vazhdonte shteti, për mua nuk kishte asnjë arsye qe të mos vazhdoja ti sherbeja siç i kisha shebyer gjatë 5 viteve kur jo vetëm pranova por edhe kerkova nënpunësim me gjithë urrejtjen tme përkundrejt regjimit politik në fuqi. Ky sigurisht qe edhe mendimi i disa prej kolegeve të mi si dhe të arratisurve politike të cilit në Paris kishin deklaruar bashkimin e shenjtë me Mbretin në rast se rezistontë.


Megjithatë mendoja se do të ishte mirë, qe me njëmënyrë ose një tjetër, të shpjegoja botërishr arsyet për të cilat bashkimi bashkimi me dukej i domosdoshëm , duke denoncuar, po në atë kohe, njerëzit qe konstitucionalisht qenë përgjegjës për politiken tonë të deri atëhershme. Dr. Bilali me urtësinë e tij të matur me tregoi se kishte kohe për një veprim të tillë dhe se tani për tani duhej pritur për të pare zhvillimin e gjendjes. Mundet qe kjo keshille e Dr. Bilalit të qe e diktuar prej faktit qe unë nuk kisha rëndësi aq të madhe sa për të bërë deklarata politike. Atëherë e mbivleresoja përgjëgjësinë time por me vitet qe kaluan jam i detyruar të pranoj qe Doktori qe shumë me realist. Përshtypja ime është se urrejtja i tij kundër regjimit nuk e qortonte Dr. Bilalin në mënyrë qe ta drejtoja në veprimet e shpejta dhe të pa menduara mirë. Ideja tjetër ka qenë se gjithashtu Mbretërësha dhe Mbreti kishin një vleftë-propagande e cila duhej përdorur deri në pikën e fundit. Në këto kohe e sipër u kthye nga Stambolli Z. A.Xhaxhullidhe lajmeri se qeveria vazhdonte nëpunën e saj dhe se qe vendosur qe të mos njihej gjendja e re. Njëkohesisht u morën vesh disa kapitullime zyrtare. Disa prej Ministrave y kthyen në Shqipëri se bashku me një shumice të madhe oficeresh. Qëndrimi i këtyre Ministrave, si z. Ekrem Libohova dhe Rrok Gjëra, shpjegohej me faktin se ose ishin filoitalian të njohur ose njerëz pa kurajon e duhur për një rezistënce të vazhdueshme. Kështu qe qëndrimi i tyre nuk me shqetësoi aq sa lajmi sipas të cilit përfaqesuesit në Greqi, Jugosllavi dhe Rumani ishin duke iu dorëzuar armikut me përjashtim të Kryekonsullit të Shkupit, z. Sermet Xhaxhulli dhe të Konsullit të Selanikut z. Vasfi Xhomo. Ky i fundit u vra pas disa ditëve dhe vdekja  e tij na u duk atëherë si vdekja e një heroi. Me vonë mesuam ngjarjet e vërteta qe ishin krejt ndryshe. Nga Parisi lajmerohej kapitullimi i të arratisurve, por lajmerohej gjithashtu i një Federatë Pan-Shqiptare në gjirin e se cilës elementë të rinj, dhe sidomos komunistët kerkonin bashkimin e shenjtë për të vazhduar rezistencën. Mora vesh gjithashtu se z. Mehmed Konica, pasi kishte bërë një tentativë të çuditshme kthimi për në Shqipëri u detyrua të vendoste të mbetej në emigrim dhe të vinte në Stamboll afër Mbretit. Ideja ime qe të takohesha dhe e keshillohesha me Mehmed Konicen, sepse nga gjithë bejleret e quaja me të zgjuarin dhe politikisht me të ndershmin. Me gjithë miqesinë qe kishte me Mbretin ai gjatë shumë viteve nuk pushoi se denoncuari regjimin hapurazi dhe nuk mori asnjëherë një përgjigjë direkte për punët qe bheshin në Shqipëri.



  1. Xhaxhulli u kthye përsri në Stamboll dhe pas disa ditësh me urdheroi të nisem për atje. Sapo arrita në Stamboll me dha urdheri qe të përktheja në frengjisht një Memorandum për Lidhjenë e Kombeve. Ky Memorandum, kopjen e të cilit e jap siç është shqip në fund të këtij libri, ishte përgatitur prej Keshillit të Ministrave. Me pas u dorezua nga Kapitën Hysejn Doshishti, nipi i Mbretit, në Gjënëve dhe u botua në atë kohe në gazetën Tëmps të Parisit.


Në Stamboll mbeta vetëm 48- ore dhe u paraqita përpara Mbretit nga z. Hiqmet Delvina, nën kryetar i parlamentit. I lexova Mbretit Memorandumin në frengjisht dhe ai me tha vetëm disa fjalë të mira. Duke qenë se z. Delvina duke me paraqaitur përdori dia lavderime, i shpreha Mbretit habinë time, duke qenë se gjatë shumë viteve në Shqipëri zotëria e tij sa herëkishte gjëtur rastin kishte treguar armiqesinë e tij kundër Babait tim dhe kundra meje. Në Stamboll nuk ka dyshim se z. Delvina qe nga me aktivet midis zyrtareve shqiptare dhe përshtypja ime vinte ngaqe shikoja qe njerëz të urryer si ai kishin akoma sy e faqe të dukeshin në mes të burrave. Z.Abdurraman Dibra qe me modest dhe z. Musa Juka qe me i embel se sa kishte qenë në Shqipëri. Me këtë të fundit pata një bashkefjalim shumë të ashpër duke i theksuar se ata qe ai kishte ndjekur si komunistë dhe kriminële tani vazhdonin rezistencën kundra miqve të tij. Abdurraman Mati qe gjithnjë në Përa Palac dhe mu duk po ai qe kishte njohur disa muaj me pare në Paris. Me kolegun tim Shaqir Hajrullahu patëm mjaft bisedime dhe kuptova se edhe ai kishte ndjenjat e mia por qe edhe ai mendonte si unë rreth rruges qe duhej vazhduar.


U ktheva në Ankara dhepas disa ditëve na vizitoi z. Sotir Martini për të bërë vizat e Pasaportave në Legatat e ndryshme. E shoqerova në Legatën e Frances dhe atje gjetëm një pritje të ftohtë dhe pothuajse fyese. Keshilletari i Legatës me nëj autoritetin e ndonjë prokurori qe flet me të dënuarin, na theksoi se vizat na jepeshin me kusht qe të mos benim asnjë veprimtari politike. Do të doja të dija në se keshilletari në fjalë, pas 1940, bashkepunoi me gjërmanët apo u be edhe ai emigrant. Në të dy rastet jam i sigurte se do të këtë ekspërimentuar ndenjën time kur u paraqita para tij nëmarredheniet e tij me zyrtaret gjërman ose edhe aleat. Pas ca kohesh e mbyllem Legatën në Ankara dhe se bashku me familjet tona Ministri dhe unë vajtëm në Stamboll lkku u vendos Legata me lejenë qeverise Turke.


Në këtë kohe mesova se Mbreti kishte kerkuar të vizitontë Presidentin e Republikes Turke në Ankara, por gjenerali Inëonu e lajmeroi se do vinte vetë në Jalove afër Stambollit dhe se do ta takontë atje. Kjo ishte një mënyrë fisnike për ti dhënë vizitësNjë karakter tërësisht privat, qe të mos zemërohej Duçja. Kur ishim akoma në Ankara z. A. Xhaxhulli me foli për herën e pare mbi vajtjen time me Mbretin si sekretar i tij i veçantë. Kjo mu duk një zgjidhje e mirë për problemin tim personal, sepse Kështu do të mundesha të arrija në France ku do të shikoja seçfare mund e beja. Por nga ana tjetër mu duk si çudi qe unë të bëhesha sekretar i kryetarit të regjimit qe urreja. Kur arrita në Stamboll kuptova se propozimi i Ministrit kishte mbetur vetëm një propozim. Përkrahesha nga z. Mehmed Konica, Stavro Stavri, Sotir Martini dhe me duket Abdurrahman Mati. Por vetëm ditët e fundit kur do të nisej Mbreti u mor vendimi qe të beja dhe unë pjese në suitën Mbretërore. Natyrisht emerimi u be pa asnjë formalitët dhe shpejt mora vesh se sekretari i Mbretit Zog nuk ishte një pozitë siç e kisha menduar. Nuk kishte as detyrat dhe as të drejtat qe zakonisht kanë sekretaret e Mbretërve. Isha një sekretar Sui genëris. Mundet qe edhe Oborri edhe Madheria Shqiptare të ishin komplet Sui genëris.


Gjatë kohes qe ndenja në Stamboll u takova me z. Mehmed Konica, i cili me shprehi çudinë e tij qe isha afër Mbretit, porduke me përgezuar për qëndrimin tim me keshilloi qe të vazhdoja sepse mergimi qe e vetmja gjë mund të benim në gjendjen e atëhershme. U takova gjithashtu edhe me Dr. Tare Libohoven, i cili edhe aimendonte në atë mënyrë me gjithë kundërshtimin e tij ndaj Mbretit, Dr. Tare thoshte se bashkimi rreth depozitarit të sovranitetit Shqiptar qe e vetmja rruge atëherë.


Nderkaq mesuam kapitullimin e Legatës Shqiptare në Londër, megjvithese nëpunësit e saj nuk u nisen për në Shqipëri.


Ditën para nisjes se Mbretit arriti kryeministri z. K. Kota i cili gjithashtu me përgezoi për qëndrimin qe kisha mbajtur.


Me 1 Korrik 1939 u nisa nga Stambolli për në Rumani dhe nëpërmjet Polonise, shteteve Balltike,Skandinave dhe Belgjikes mberrita në France. Ajo çka frymezoi këtë rruge të gjatë, e cila u studiua imtësisht dhe solemnisht në hartat gjëografike, qe se Italianët mund të kapnin Mbretin po të kalontë nga deti Mesdhe. Kjo arsye mu duk atëherë qesharake.


Mbreti mori me vetë një pjese të familjes se tij kurse pjese tjetër e dergoi nëpërmjet Mesdheut z. Sotir Martini, i cili qe atëherë mori titullin Ministër i Oborrit. Qazim E. Kastrati dhe unë ishim personëli civil, kurse nën oficera shqiptar ishin rojet e etij.


Lajmi i përhapur qe se Mbreti do të vizitontë Europen për të pare se çmund të bënte për çështjen kombëtare dhe se pastëj do të kthehej në Turqi ku duhej ta pristë qeveria. Kujtoj se Ministrat ndanë me Mbretin duke pasur këtë bindje, pastaj kur z. Martini deklaroi në Rumani se Mbreti i la një herë e pargjithmonë u zemerua pa mase. Në sytë e mi fakti qe njerëz si z. Musa Juka dhe shokët nuk erdhën me Mbretin , qe një shenjë e mirë. Kisha mendimin se Mbreti duhej të ndahej prej anturazhit të tij dhe se gjithë përgjegjësia për të shkuaren duhej ti ngarkohej Kabinëtit, qe zoti e kishte ligjërisht. Në këtë mënyrë Mbreti do dilte lare dhe i pastër,gati të bashkëpunonte me elementë të rinj të pa përlyer nga gabime të se kaluarës. Një ndertim i tillë, edhe sikur të qe një fikson , mund ti shërbente shumë ceshtjes kombëtare. E vërteta qe se në rast se  ministrat kishin shoqëruar Mbretin në udhëtimin e tij, kolonitë shqiptare të ndryshme do të deklarojnë kundra tij dhe do të ndaheshin përgjithnjë  prej legalitetit. Fakti i mos ardhjes se ministrave u shpjegua dhe  mbreti e inkurajoi sa mundi këtë shpjegim si mbarim i infuelnces se tyre të keqe. personalisht isha atëherë shumë i kënaqur në këtë pikë. Natyrisht mbreti kishte dhe arsye të tjera qe nuk i mori me vetë.


Por tani , pas ngjarjeve, jam i mendimit se në këtë u be një gabim i madh . zgjedhja me e mirë mundtë ishte një ndryshim në personëlin e qeverise dhe emërimi i disa njerëzve të pastër. Por nuk di nëse një akt i tillë mund të quhej një akt i ligjshëm dhe do të të forconte pozitën legale të shteti tonë. Sigurisht do të kënaqte kolonitë dhe mundësisht disa nga shqiptarët e Shqipërise. Por nga ana tjetër do të shqetësonte miqtë e mbretit dhe do të quhej një akt në kundërshtim me parimet e    kamaraderise. Mbreti shumë herë tha se do të bënte remanisment por se bëri kurrë. Nga ana tjetër qenia e disa ministrave dhe personaliteteve përfaqesuese të mbretit ,ska dyshim se do të forconte pozitën ndërkombëtare të shteti shqiptar. Siç do të shohim me vonë në këtë tregim , një nga pretekstet nuk them arsye –  për mos njohjen e pozitës legale të pakundërshtueshme të Shqipërisë qe mungesa afër Mbretit  e disa njerëzve përgjegjës dhe zyrtare. Sigurisht pozita e shtetit do qe shumë me e fortë në rast se Këshilli i Ministrave të gjendej afër  Mbretit,  refuzimi it e drejtave tona do qe shumë me i vështire. Kështu qe duke peshuar mirë ceshtjen kujtoj tani se lenja ( e cila u kthye shpejt në harrese)  e Ministrave qe një gabim nga pikëpamja e politikes qe vazhdoi Mbreti gjatë luftës. Kjo provon se sa e vështire është në politike të zgjedhesh rrugën e drejtë dhe njëherësh kjo zgjedhje të kuptohet prej shumicës se qytetareve.  Me gjithë se jam i mendimit se qeveritaret  duhet ti binden dëshirës se popullit qoftë edhe e gabuar- nuk mund të mos shënoj se në disa raste të paktën ti shpjegohet popullit rreziku dhe pastaj politikanët të veprojnë sipas karakterit të tyre personal.


 


Para se të jap disa hollësira mbi udhëtimin e Mbretit  nga Stambolli në Paris me duhet të  theksoj dy pika:


E para është se gjatë këtij udhëtimi  Mbreti sbëri me sa di unë- as një akt politik . politika Shqiptare si e përfaqësuar nga Mbreti fjeti gjatë këtyre 6 javëve.


E dyta pikë është qe gjatë kësaj kohe unë spata po thuajse asnjë punë. Me Mbretin u takova shumë rralle , vetëm në vapor prej Oslo-s në  Antëerpen,, pata një bashkëbisedim politik me të. Kështu qe kjo pjese e kujtimeve të mia nuk ka as në karakter politik dhe nuk shkruajta në këtë libër. Po ti botoj ndonjë ditë  , do të jenë me shumë një përshkrim me syrin e shikuesit se sa të vepruesit.


 


Në Rumani zbarkuam prej anijes Transilvania; në Konstance. Në molin e portit na priste një tren i posaçëm i venë nga qeveria e vendit. Në këtë liman na priti vetëm z. Koxhamani. Në Konstancekishte një koloni Shqiptare të vjetër, të madhe dhe vepruese. Jam i sigurte se kishte shumë kundërshtare midis nacionalistëve Shqiptare të Rumanisë qe kishin ëndërruar një Shqipëri të ndryshme nga ajo qe shihnin të realizuar. Por vetëm ky fakt nuk mjaftonte qe të shpjegoja qëndrimin e tyre. Qe qeveria rumunë bëri të pamundurën qe të pengonte lëvizjen shqiptare në këtë kohe mund të provohet nga fakti se gjatë ndenjës se Mbretit në Rumani gazetat nuk thanë asnjë fjalë për të. Por kjo gjë nuk mjaftoi për të thënë shqiptarët nuk e morën vesh se Mbeti ishte në vendin ku jetonin. Mendoj se shpjegimi i qëndrimit të tyre apatik mund të shpjegohet nga të dy arsyet se bashku.


Qëndrimi i Rumanisë qe ky: Mbreti Karol dërgoi një përfaqësues në stacionin e Bukureshtit për të pritur Mbretin Zog. I vuri në dispozicion një automjet, e thirri se bashku me Mbretëreshën në një darke në pallat dhe i dha leje qe të vizitonte Sinajen. Qeveria rumunë nga ana e saj mori gjitha masat e sigurimit qe duheshin por bëri sikur nuk e dinte ardhjen e Mbretit Zog në kryeqytetin rumun. Këtu, si në Turqi dhe vende të tjera, idea qe të mos zemërohej Duçja. Duke qenë se Rumania ka qenë gjithnjë mike e Shqipërisë duhet kuptuar se presioni italian qe shumë i fortë dhe ndoshta i ndihmuar prej fuqive mike me Italinë. Për Qeverinë Rumunë Mbreti u prit në mënyrë privat, sikur kishte qenë i pritur nga Qeveria Turke. Por kjo vizitë privatë ishte një mis i qeveris se familjes Mbretërore, dhe pra Karoli e priti si kushëri ndërsa Ismet Inëunu e priti si një mik të madh. Kështu Ministri i Italisë qe banonte në hotelin Athenënum ku banonte dhe Mbreti skishte se çfarë të bënte, sidomos pasi mora përgjigjën qe tregova me sipër. Nga kolonia e Bukureshtit, përveç z. Petro Koxhamani dhe Nik Pema ( sekretar i Legatës ) Mbreti pa edhe z. Nikolaq Zoj, një mis në pa të kolonisë. Këtij ,mbreti i dha një ndihme prej 25000 lej si ndihme  për koloninë. Disa shqiptare të tjerë erdhën në Atheanëum Palas.


Dua të shënoj veçanërisht 2 fjalë mbi të ngarkuarin me punët tona në Bukuresht z. P Nasse, të cilin e njoha dhe e çmova shumë kur e kisha drejtor në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Z. Nasse pas pushtimit të Shqipërisë vizitoi Tiranën dhe mbajti një qëndrim i cili mund të quhet si kapitullim. Por kur arritëm në Bukuresht e gjetëm atje. Me kërkoi dhe u takova me të në një mënyrë misterioze në automobilin e tij. Me tha se Legatën nuk e kishte dorëzuar por se qeveria e vendit nuk e quante me si përfaqësues të shtetit shqiptar. Megjithëkëtë ai qe gati të bashkepunonte  me të. Fatkeqësisht disa misa të kolonisë dhe veçanërisht z. Koxhamani dhe z. Pema i bënin çdo lloj akuze. Unë mendova se z. Nasse ishte një njeri i zoti dhe i nëvojshëm, për herën e pare ndërhyra pranë Mbretit me anën e z. S Martini qe ta pranonte pa dëgjuar vetëm akuzuesit e tij. Në fund Mbreti e pranoi pak minuta para se të niseshim dhe i tha të merrej vesh me Qeverinë në Stamboll dhe të priste udhëzime të reja. Z. Nasse – mesa di unë nuk i mori kurr këto udhëzime dhe asnjë ndonjë ndihme.


Qeveria Rumunë vuri përsëri një vagon në dispozicionin tonë deri në kufi. Në Poloni qeveria e Vvarshaves dergoi një përfaqesues të Ministrise se Jashtme, z. Mejstoviç dhe në Varshave sekretari i Ministrit të Jashtëm Kolonël Bek, Konti nën toger Lubienskie priti Mbretin. Keta 2 zotërinjë na sherbyen shumë gjatë ndenjës sonë në Poloni, por qeveria u mundua ta shkurtontë ndenjën tonë mesa qe e mundur. Në atë vend nuk patëm asnjë kontakt zyrtar dhe gazetat e vendit nuk shkruajtën asnjë fjalë rreth në. Të 2 miqtë tanëpolak i takuam me pas në Londër ku ata ishin në mergim siç kishim qenë në në vendin e tyre.


Në Varshave pata një kontakt me kolegun tim z. Th Luarasi, kontakt të tërthortë nëpërmjet vjehrrit të tij, pasi ai vet kishte frike të flistë me mua në tëlefon nga Berlini ku gjendej atëherë duke qenë se Gestapoja e kishte nën vezhgim Legartën shqiptare. Vjehri i tij me tha se Thoma Luarasi qe me zemer me në dhe se do të mbante qëndrimin tim në rast se kishte mundesi të shpetontë nga Bërili ku ishte si sekretar i Legatës, por Gestapoja nuk e linte të udhetontë përveçse për në Shqipëri nëpërmjet Italisë. U kenaqa shumë nga ky pelqim i qëndrimit tim nga ana e një shoku të dashur të cilin e njihja si patriot të mirë anti Italian megjithë simpatinë e tij për Gjërmaninë dhe Hitlerin. Me vonë në Paris u çudita shumë kur mora vesh se Th Luarasi kur vajti në Gjënëve pati rast të vihet në lidhje me mua dhe nuk e bëri.


Në Varshave mora përshtypjen përfundimtare se lufta po afrohej dhe se mbarimi i Gushtit do të ishte koha e krizes. Polaket e pritnin këtë datë me vendosje dhe vetbesim dhe kur pas 3 muajsh e pash shkatërrimin e shpejtë të Polonise u çudita shumë.


 


Nga Polonia u nisa për në Letoni. Deri në kufi udhetuam me vagonin e qeverise polake, por atje për arsye të ndryshimit të gjëresise se vijave të hekurudhes na u desh të nderronim trenin. Në kufirin letonëz mbaroi çdo pritje zyrtare por je filloi pritja e popullit. Në çdo stacion deri në Riga populli i vogël letonëz kishte dale të pristë Mbretin e një populli të vogël qe ishte sulmuar padrejtësisht. Mbretërësha dhe Princi u detyruan të dilnin shumë herë në dritaret e trenit dhe të falenderontë popullin qe i brohoristë. Në Riga pritja qe madheshtore megjithëse arritëm në mes të natës. Gjatë ndenjës tonë të sheshi përpara hotëlit Shen Petërburg qe gjithnjë mbushur me njerëz qe prisnin të shikonin Mbretin dhe Mbretërëshen. Gazetat u mbushen me përshkrime mbi Shqipërinë dhe gazetaret nuk na u ndanë as në tren dhe as në hotël. Mbreti i priti dhe bëri disa deklarata ma anë të zotit Kastrati dhe timen. Kur iktë me vapor për në Stockholm, moli ishte i nxire nga njerëzve qe na brohorisnin


 


Pas një udhetimi të keq arritëm në Stockholm dhe u sistemuam në hotelin Grand ku na vizitoi krye Konsulli ynë i nderit z. Gard Lung. Ky zotëri oreganizoi me pas shumë defrime për nder të Mbretit. Gjatë një vizitë në një nga vendet e famshme të qytetit degjuam për herë të pare hymnin tonë dhe populli suedez- megjithse Princi trashegimtar suedez qe gati brohoriti me shumë Mbretin e shqiptarve sesa Princin e vet. Por Mbreti dhe qeveria suedeze bënë sikur nuk e dinin gjendjen e shqiptareve në vendin e tyre. Me pasmesova nga Mbretërësha se qeveria nuk kishte dashur të jepte vizen për kalim dhe vetëm pas shumë lutjeve na dha një vize tranziti. Në Stockholm pata një bisede të gjatë me Mbretin, megjithëse kjo bisede ka qenë shumë e hidhur për mua duke qenë se me hapi sytë mbi karakterin e tij dhe duke qenë se ska asnjë lidhje me këtë libër do e le ta tregoj në ndonjë rast tjetër.


 


Nga Stockholmi u nisem për në Oslo të Norvegjise ku për arsye të ndryshme qendruam për një kohe të gjatë. Qëndrimi i popullit, i Mbretit dhe i qeverise se vendit qenë si në Suedi. Vetëm se Mbreti Haakon kur iu përgjigj Mbretit Zog në një telegram falenderimi qe ky i dergoi nga vapori duke udhetuar për në Belgjike i dha titujt e tij ligjor.


 


Kalimi ynë përmes Belgjikes vazhdoivetëm një ditë, por në Ëatërloou, kur vizituesit morën vesh qenien e Mbretit shqiptar midis tyre i bënë një manifestim të pa përgatitur por zemeror. Nëantëerpen na doli përpara sekretari i Legatës se Parisit Milto Noçka dhe nipi i Mbretit Kapitën Sali Doshishti.


Kështu arritëm në Paris në Chatëau de la Naye me 8 Gusht 1939 në mëngjes herët të pritur vetëm prej policise franceze, e cila me zor na gjeti jo në kufi por fare afër kryeqytetit.


 


Smundem të mbaroj këtë kapitull mbi udhetimin tonë e cila përmend shumë dhe e cila me duket se shkaktoi mjaft ngatërrime gjatë kohes se mergimit. Kur hypa në vapor në Stambol hodha një sy nga dritarja në kabinën e Mbretit dhe atje pashe të mbledhura njëra mbi tjetren valixhet e famshme. Qe atëherë veshtrova qe këto valixhe ishin objekt i një kujdesi të veçantë. Leviznin vetëm prej oficereve dhe asnjëherë ndonjë hamall u lejua qe ti prektë me dore. Bashke me to shkontë gjithnjë një nga nipërit e Mbretit Hyseni ose Tati. Në trena dhe në hotële gjendeshin gjithnjë në dhomat e princeshave. Njerëzit i shikonin me kurshtje dhe sdisa me armiqesi. Iashin të renda dhe vetëm oficerët dinin diçka rreth peshes se tyre. Me duket se ishin 11 dhe njëra prej tyre duhet të kishte shumë rëndësi sepse kishte një trajtim të veçantë dhe udhetontë gjithnjnë nën sytë e vetë Mbretit. Ska dyshim qe ishin shumë të vlefshme. Një ngjarje qe do të tregoj kur të flas për kalimin tonë në Angli nuk len asnjë dyshm për këtë. Dihej qe në këto valixhe kishte një pasuri të madhe. Disa thonin pasuria e shtetit shqiptar. Mbreti thoshte pasuria e tij. Unë nuk di gjë. Nuk i pash kurrë të hapura. Por sido qe të jete punë një gjë është e sigurt, këto valixhe gjatë udhetimit nuk qenë vetëm merzitja e oficereve qe i mbanin por edhe elemnti me i keq i propagandes u be për Shqipërinë me rastin e këtij udhetime. Kur do të shpjegoj grindjet midis emigrantëve shqiptare do të flas veçanërisht për çështjen financiare. Por mendova se duheshin pak valixhet në këtë kapitull sepse pa një fjalë mbi to kalxhim e udhetimit tonë të gjatë nuk është i plotë.